Rasti i Izraelit: A po e humbet vaksina betejën me variantin Delta?

Postuar në 31 Gusht, 2021 13:54

Izraeli ka regjistruar numrin më të lartë ditor të rasteve të koronavirusit. Rreth 11 000 infeksione të reja u regjistruan brenda një dite, ndërsa varianti Delta përhapet me shpejtësi dhe pritet edhe hapja e shkollave.

Numri më i madh i rasteve ditore deri tani i përkiste datës 18 janar, kur u regjistruan 10.118 të infektuar të rinj me Covid-19.

Kryeministri Naftali Bennett - një kritik i karantinës si masë parandaluese e ndjekur nga paraardhësi i tij, Benjamin Netanyahu - ka pohuar se rritja mund të kontrollohet përmes vaksinimit dhe masave mbrojtëse siç janë maskat.

Qeveria e tij nxit të gjithë izraelitët e moshës 12 vjeç e lart që të marrin një dozë të tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Aktualisht, rreth 60% e 9.3 milionë banorëve të Izraelit i kanë marrë të dy dozat e vaksinës, përfshirë këtu 80% të të rriturve.

Në dhjetor, Izraeli u bë një nga vendet e para që nisi fushatën kombëtare të vaksinimit. Por pavarësisht shifrave të vaksinimit, numri i infeksioneve, sidomos pas shfaqjes së variantit Delta, është vetëm në rritje.

A tregon kjo mungesën e efektivitetit të vaksinës?

 Një studim i botuar pak ditë më parë në “Lancet” dhe i kryer nga Universiteti i Oksfordit, e shpjegonte këtë me potencialin disafish më të lartë që kanë të vaksinuarit në raport me të pavaksinuarit.

“Vaksina u jep mundësinë individëve të vaksinuar të mbajnë ngarkesa jashtëzakonisht të larta virale pa shfaqur ende simptoma të sëmundjes, çka i shndërron ata në supershpërndarës potencialë asimptomatikë ose presimptomatikë”, thuhej në studim.

Izraeli ka përdorur në masë vaksinën Pfizer, por ështëpërballur përgjatë gushtit me një valë infeksionesh. Ran Balicer, zyrtari kryesor i inovacionit në Clalit Health Services (CHS), organizata më e madhe e shëndetit në Izrael (HMO), tha para disa ditësh se ajo që po ndodh në Izrael duhet të shërbejë si referencë për vendet e tjera.

Kjo është një shenjë paralajmëruese shumë e qartë për pjesën tjetër të botës. Nëse mund të ndodhë këtu, mund të ndodhë kudo.

Izraeli është parë si model edhe nga SHBA-të, kur është fjala për dozën e tretë. Izraelitëve të moshës mbi 60 vjeç u rekomandohet një dozë e tretë, pavarësisht se janë vaksinuar pesë muaj më parë.

Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se "mbrojtja e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër sëmundjeve të rënda ka rënë ndjeshëm për të moshuarit që morën dozën e dytë në janar ose shkurt", sipas The New York Times.

Në përballjen me variantin Delta, duket se edhe Izraeli e ka të vështirë betejën. Në fillim të korrikut, Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael bëri të ditur se efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infeksionit, i cili ishte mbi 90% para Deltës, kishte rënë në 64%.

Ndërkohë që numri i infeksioneve sa vjen e rritet dita-ditës, strategjia që duhet të ndjekin vendet e tjera duhet bazuar pikërisht në “skemën” që po ndjek atje varianti Delta.

Pamundësia e vaksinës për të parandaluar përhapjen vë në diskutim edhe praktikën e pajisjes me certifikatë vaksinimi, e cila po rekomandohet fort, madje deri në njëfarë mase edhe po imponohet, sidomos në vendet e Europës. 

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.