Amerika mbyll misionin në Afganistan

Postuar në 31 Gusht, 2021 11:54

Ushtarët e fundit amerikanë lanë Afganistanin këtë të martë. Aeroporti i Kabulit, i kthyer në skenën kryesore të dramës së afganëve, është tashmë bosh. Pa asnjë aeroplan dhe i patrulluar nga talebanët me automjete të blinduara, pamjet e tij tregojnë një kontrast të thellë me përpjekjet kaotike të evakuimit që ndodhën gjatë ditëve të fundit.

Ambasada amerikane në Kabul pezulloi operacionet. "Ndërsa qeveria amerikane ka tërhequr personelin e saj nga Kabuli, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë qytetarët amerikanë dhe familjet e tyre në Afganistan nga Doha, Katar", thuhet në faqen e saj të internetit.

Ndërkohë, zëdhënësi kryesor i talebanëve uroi afganët për fitoren, disa orë pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga vendi pas 20 vitesh ndërhyrje ushtarake.

"Urime Afganistanit ... Kjo fitore na përket të gjithëve", tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid nga pista e aeroportit të Kabulit. "Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me SHBA dhe botën. Ne mirëpresim marrëdhënie të mira diplomatike me të gjithë", shtoi ai, duke e quajtur humbjen amerikane një "mësim për pushtuesit e tjerë".

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një kapitull "të ri" në lidhje me Afganistanin dhe i transferuan operacionet e tyre diplomatike në Katar. 

"Nga sot, ne kemi pezulluar praninë tonë diplomatike në Kabul dhe i kemi transferuar operacionet tona në Doha, Katar", tha Blinken.

Blinken tha se një numër i vogël qytetarësh amerikanë, "nën 200", mbetën në vend, por do të punohet për evakuimin e tyre.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Me ne fund, Perandoria e Kaosit (P Escobar) mbas njezet vjetesh u largua e jargavitur dhe me keq se Bashkimi Sovjetik ne 1989.
Atehere, SHBA theksonte se talebanet fundosen Sovjetet dhe i dhane fund ketij bashkimi.
A mos valle po keta talebane sot i dhane fund nderhyrjes se amerikaneve neper Bote,gjoja perhapjes se demokracise nga ana e tyre me raketa e bombardime? Inshaallah qofte keshtu. Inshaallah kjo bote behet me e qete dhe ata maskarenj qe udgeheqin ne Departamentin e shtetit e kuptojne se me pushtime, rrenime dhe si polic nderkombetar nuk do arrijne ate qe duan.
Ka me shume se nje shekull qe America ne emer te demokracise shperndan kaos, anarki, uri, vdekje d mjerim ne cdo kontinent te rruzullit.

Shpresoj se talebanet do te mbajne premtimet e tyre dhe do te udheheqin njerezisht. Urime dita e clirimit te Afganistanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.