Izraeli dhe Palestina ulen në bisedime për herë të parë pas një dekade

Postuar në 30 Gusht, 2021 13:12

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, është takuar të dielën me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor. Këto janë bisedimet e para zyrtare izraelito-palestineze që kur kryeministri Naftali Bennett mori detyrën në qershor. Takimi në Ramallah erdhi disa orë pasi kryeministri izraelit Naftali Bennett u kthye nga Uashingtoni ku u takua me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

Gantz, i cili drejton një parti centriste në koalicionin qeveritar të Izraelit, i tha Abbas "se Izraeli kërkon të marrë masa që do të forcojnë ekonominë e Autoritetit Palestinez. Ata diskutuan edhe për çështje të sigurisë dhe ato ekonomike në Bregun Perëndimor dhe në Gaza", thuhet në njoftimin e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, cituar nga France 24.

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, i cili e ka qendrën në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, janë përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit.

Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në pushtet nga 2009 deri në 2021, nuk bëri asnjë përpjekje thelbësore drejt zgjidhjes së konfliktit dhjetëvjeçar. Gjatë qeverisjes së tij pati një zgjerim të vazhdueshëm të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, komunitete të konsideruara si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Bennet është një nacionalist i linjës së ashpër që kundërshton shtetësinë palestineze dhe më parë ka drejtuar një këshill lobues të kolonëve.

Zyra e tij ka bërë të qartë se koalicioni qeverisës, i cili ndahet idelologjikisht për disa çështje, nuk ka në plan të nisë një raund të ri të bisedimeve të paqes.

Por zyrtarët e lartë izraelitë kanë treguar dëshirën për dialog me Autoritetin Palestinez, për shkak të shqetësimit për një konflikt të ri me Hamasin, që kontrollon Gazën, një territor palestinez i bllokuar nga Izraeli, i ndarë nga Bregu Perëndimor.

Njëmbëdhjetë ditë konflikti midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza në maj shënuan rritjen e tensionit në zonë që nga viti 2014 dhe trazirat kanë vazhduar pavarësisht një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.