Turqi/Drejt përfundimit muri në kufi me Iranin. 295 km pengesë kundër refugjatëve afganë

Postuar në 15 Gusht, 2021 17:04

Turqia ka njoftuar sot se muri 295 km i gjatë në kufirin me Iranin është drejt përfundimit. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka vizituar kufirin dhe që andej ka bërë të ditur se pjesa më e madhe ka përfunduar dhe se janë gërmuar 150 km llogore. Ai ka shtuar se në administrimin e murit dhe për realizimin e veprimeve mbikëqyrëse do të instalohen pajisje termike për shikim natën, 1000 mjete lokalizuese.

Ne do të intensifikojmë punën tonë, do të përforcojmë kuptimin e parimit se “kufijtë tanë janë të pakalueshëm”

deklaroi Akar.

Ndërkohë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur për një terror të gënjeshtrave që po shpërthen në Turqi.

Ne do ta kapërcejmë këtë, ne do të parandalojmë të gjitha hyrjet dhe daljet me murin që po ndërtojmë në kufijtë tanë, sepse ky është muri ynë i sigurisë

ka thënë ai.

Muri në fjalë po ndërtohet për të përballuar një fluks të pritshëm refugjatësh nga Afganistani që mendohet se do të hidhet në Iran e mandej më në Perëndim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.