Zv.kryeministri japonez: Ta mbrojmë ushtarakisht Tajvanin. Mund t’i vijë radha Okinavës

Postuar në 07 Korrik, 2021 00:11

Japonia dhe Kina duket se po përshfaqen si armiqtë më të rinj në Azi, duke kaluar një hap më lart nga statusi i rivalit që kanë patur deri më tani. 
Tokio po përpiqet përherë e më shumë të mobilizojë opinionin ndërkombëtar kundër një pushtimi të mundshëm ushtarak të Tajvanit nga Kina.

Agjencia “Reuters” citon zv.kryeministrin japonez, Taro Aso të jetë shprehur për agjencinë “Kyodo” se Japonia duhet ta mbrojë ushtarakisht Tajvanin së bashku me ShBA-të nëse Kina e sulmon ishullin. 

Nëse një problem serioz ndodh në Tajvan, nuk do të ishte e tepërt të thuhej se mund të lidhej me një situatë që kërcënon mbijetesën për Japoninë…Ne duhet të mendojmë mirë se pas Tajvanit mund t’i vijë radha Okinavës

citohet Aso. 

Qëndrimet e zyrtarit japonez kanë sjellë reagimin e palës kineze. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian tha se mesazhe të tilla dëmtojnë bazat e marrëdhënieve kino-japoneze. Zyrtarë të tjerë japonezë nuk kanë preferuar të komentojnë qëndrimet e Asos, duke mos sqaruar nëse ato përkufizojnë një linjë zyrtare, apo janë komente personale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.