OBSh: Nuk ka një variant vietnamez të CoVid-19

Postuar në 03 Qershor, 2021 15:18

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përjashtuar mundësinë që varianti i CoVid-19 që po qarkullon në Vietnam, të jetë një hibrid mes variantit indian dhe atij britanik.

Nuk ka një hibrid të ri në Vietnam në këtë moment, bazuar në përkufizimet e OBSh-së

është shprehur përfaqësuesi i OBSH-së në Vietnam, Kidong Park.

Sipas tij variant i tanishëm që po trajtohet me një lloj alarmizmi në media, në fakt është pjesë e variant indian. Sipas përkufizimeve të OBSh-së aktualisht qarkullojnë katër variante që janë shqetësim global, dy të konstatuar në Indi dhe Britaninë e Madhe, një në Afrikën e Jugut dhe i katërti në Brazil.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.