Shkencëtarët izraelitë fitojnë betejën me plakjen

Postuar në 02 Qershor, 2021 18:04

Studiuesit në Izrael kanë testuar me sukses ngadalësimin e procesit të plakjes. Eksperimenti është kryer me minjtë laboratorikë dhe ka ndezur shpresat për të njëjtin sukses edhe te njerëzit.

“Sekreti” është proteina SIRT6 - e cila "kontrollon shkallën e plakjes së shëndetshme", por zakonisht reduktohet me avancimin e moshës.

Eksperimenti me 250 minj arriti disa rezultate të pabesueshme. Jetëgjatësia e tyre jo vetëm që u rrit me 23%, por ata ishin gjithashtu më të shëndetshëm dhe më pak të ndjeshëm ndaj kancerit krahasuar me minjtë e zakonshëm. Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Nature Communications”.

"Ndryshimet që pamë tek minjtë mund të testohen edhe te njerëzit, dhe nëse po, kjo do të ishte emocionuese", i tha prof. Haim Cohen nga Universiteti Bar-Ilan gazetës “Times of Israel”.

Nëse njerëzit e marrin këtë proteinë shtesë, jetëgjatësia e tyre mesatare mund të arrijë pothuajse 120 vjet.

Në vitin 2019, para pandemisë Covid-19, sipas Kombeve të Bashkuara jetëgjatësia mesatare ishte 72.6 vjet.

Simptomat e plakjes te minjtë janë humbja e aftësisë për të nxjerrë energji nga yndyrnat dhe acidi laktik pas një periudhe të shkurtër pa ushqim. Studimi konkludoi se minjtë me nivele të larta të SIRT6 nuk e kishin një problem të tillë, pavarësisht moshës më të madhe. Benefite të tjera u pa se ishin edhe niveli më i ulët i kolesterolit, më pak raste të kancerit dhe aftësi e shtuar për të lëvizur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.