plakja

Një proteinë e huazuar për të ngadalësuar plakjen

Postuar në 16 Prill, 2024 14:48

Tardigradët, kafshëzat e vogla me tetë këmbë, që njihen ndryshe edhe si arinj uji, kanë aftësi të jashtëzakonshme mbijetese në kushte ekstreme.

Kjo vjen për shkak të aftësisë së tyre për ta kthyer në xhel pjesën e brendshme të trupit. Por mekanizmi pas këtij reagimi që garanton ruajtjen metabolike nuk është bërë ende i qartë.

"Po plakem dhe kjo nuk më shqetëson aspak"

Postuar në 21 Gusht, 2023 18:40

Hollivudi ka standarde të dyfishta për meshkujt dhe femrat që i kanë kaluar të 40-at. Charlize Theron është 48 vjeçe dhe thotë se për standardet e botës së kinemasë, “meshkujt plaken si vera e mirë”, ndërsa femrat “si lule të këputura”.

Shkenca konfirmon Drakulën

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 09:36

Një ekip studiuesish kanë zbuluar prova të reja se gjaku i të rinjve mund të jetë sekreti për të mos u plakur.

Roli i panjohur i baktereve në procesin e plakjes

Postuar në 27 Qershor, 2021 13:42

Ajo që shkenca dinte deri tani për mënyrën si funksionon procesi i plakjes mund të jetë e paplotë. Një studim i ri gjeti se 70% e gjeneve në mizat e frutave, që tradicionalisht besohet të jenë të lidhura me plakjen, rezultuan se ishin të përfshirë në reagimin imun ndaj baktereve.

Studimi novator i kryer nga studiuesit me Institutin Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike të NIH u botua në revistën iScience.

Kina ka një “armik” të ri

Postuar në 20 Qershor, 2021 21:28

Fuqia e dytë ekonomike në botë po përballet me një "armik" që disa vite më parë as që e mendonte: tkurrjen demografike. Kina i ka ndryshuar dy herë vitet e fundit politikat për lindjen e fëmijëve dhe aktualisht lejon secilin çift të ketë maksimumi tre fëmijë. Por mesa duket as kjo nuk mjafton. Pritet që shteti komunist të heqë kufirin për lindjet. Kjo pasi pavarësisht masave të viteve të fundit, lindjet kanë rënë. Kina po plaket. Dhe "motori" i rritjes së saj të jashtëzakonshme ekonomike - e njëjta rritje që e bëri Kinën fuqinë e dytë botërore - tani mund të ngecë.

Shkencëtarët izraelitë fitojnë betejën me plakjen

Postuar në 02 Qershor, 2021 18:04

Studiuesit në Izrael kanë testuar me sukses ngadalësimin e procesit të plakjes. Eksperimenti është kryer me minjtë laboratorikë dhe ka ndezur shpresat për të njëjtin sukses edhe te njerëzit.

“Sekreti” është proteina SIRT6 - e cila "kontrollon shkallën e plakjes së shëndetshme", por zakonisht reduktohet me avancimin e moshës.

Nivelet e hekurit në gjak dhe lidhja e ngushtë me plakjen

Postuar në 21 Dhjetor, 2020 18:25

Më në fund, shkenca ka një përgjigje për pyetjen pse disa njerëz plaken me ritme të ndryshme nga të tjerët. Një studim ndërkombëtar i botuar në revistën shkencore “Nature” ka analizuar të dhënat gjenetike të më shumë se një milion njerëzve dhe ka arritur në përfundimin se ruajtja e niveleve të shëndetshme të hekurit në gjak mund të jetë çelësi për një plakje më të mirë dhe një jetë të gjatë.

Pranë “magjisë” së rigjenerimit të qelizave të vjetra

Postuar në 13 Nëntor, 2017 21:34

Shkencëtarët kanë zbuluar si të rigjenerojnë qelizat e vjetra njerëzore përmes përtëritjes. Është një zbulim emocionues që mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit plaken. Studiuesit në Universitetin e Exeter dhe Universitetin e Brighton gjetën një mënyrë për të rifituar bashkimin e qelizave përmes kimikateve dhe panë sesi qelizat që kishin ndalur ciklin e rritjes natyrore, filluan të ndahen përsëri dhe të rinovohen. Eksperimenti vërtetoi se qelizat e ngurta jo vetëm që dukeshin më të reja, por gjithashtu silleshin si të tilla.

Subscribe to RSS - plakja