Në gjurmët e misioneve pas të cilave fshihet shërbimi sekret i ushtrisë ruse

Postuar në 22 Maj, 2021 14:08

Rusia mund të ketë pasur gisht në vdekjen e rreth katërmbëdhjetë personave në Britaninë e Madhe. Një artikull i “New York Times” nga Sebastien Roblin* analizon ato që i quan aktivitetet vrasëse të Njësisë 29155, një njësi në agjensinë e inteligjencës ushtarake të huaj GRU të Rusisë, që ra në sy të inteligjencës perëndimore për shkak planit të dështuar në Bullgari në 2015-n.

Ngjarjet e viteve të fundit tregojnë se shteti rus është përpjekur hapur të eliminojë armiqtë e tij jashtë vendit. Ish-guerilë çeçenë, spiunë të dezertuar, gazetarë që kanë mësuar më shumë gjëra sesa duhet, oligarkë biznesi të shpallur “armiq” ose udhëheqës të rrezikshëm partish politike. Madje, një ligj i vitit 2006 i legalizoi vrasjet jashtë-territoriale si masë kundër terrorizmit.

Por duke lënë mënjanë fantazitë e Hollivudit për vrasës elitë që i kryejnë misionet pa lënë gjurmë, rastet e Njësisë 29155 zbulojnë një model pazotësie dhe pakujdesie.

Emilian Gebrev (2015)

Motivi: Gebrev ishte tregtar bullgar armësh u bë kërcënim për fitimin që Rusia nxirrte nga tregtia e armëve të vogla. Duket si justifikim i lehtë për diçka aq të rrezikshme sa vrasja transnacionale, por si shtetas bullgar duket se ai është parë me rrezik të ulët ekspozimi, për shkak të veprimtarisë së krimit të organizuar dhe autoriteteve të korruptuara në vendin e tij.

Metoda: Një agjent nga Njësia 29155 i helmoi Gebrevit dorezën e makinës.

Rezultati: Gebrev, djali i tij dhe një punonjës u shtruan në spital. Pasi dolën, Gebrev dhe i biri u helmuan përsëri me të njëjtën substancë, por mbijetuan. Megjithëse hetuesit bullgarë nuk arritën të identifikojnë fajtorët, rasti u mor sërish në shqyrtim pas helmimit nga Skripal (shih më poshtë) dhe (sipas Times) konsiderohet të ketë siguruar prova  për identifikimin e operacioneve të Njësisë 29155.

Milo Gjukanoviç (tetor 2016)

Motivi: Sundimtari autoritar i Malit të Zi u bë gjeneratori i përpjekjes së vendit të vogël ballkanik për t'u bashkuar me NATO-n, duke zhgënjyer përpjekjet ruse për të kontrolluar industrinë e tij të aluminit dhe për të fituar hyrje ushtarake në një port mesdhetar.

Metoda: Një agjent rus organizoi një grup nacionalistësh serbë në një komplot për të sulmuar parlamentin dhe për të vrarë Gjukanoviç, maskuar me uniformat e forcave speciale.

Rezultati: Organizatorët i goditën pak para se të nisnin sulmin. Më vonë, dy agjentë rusë u arrestuan në Serbi, për t'u liruar pasi mbërriti një zyrtar i lartë nga Moska, i cili kërkoi falje për operacionin “mashtrues”. Duke pasur parasysh natyrën joprofesionale të komplotit, kjo dukej e besueshme.

Sergei Skripal (Mars 2018)

Motivi: Skripal ishte agjent i dyfishtë në agjencinë e inteligjencës FSB të Rusisë për MI6 të Britanisë së Madhe. Pas arrestimit të tij në 2004, ai u shkëmbye me një homolog në 2010.

Metoda: Dy agjentë fluturuan nga Rusia me viza turistike dhe lyen me Novichok - një lëndë kimike ushtarake ruse - dorezën e derës së Skripal. Më pas hodhën shishen e parfumit ku kishin mbajtur lëndën.

Rezultati: Skripal, e bija dhe një polic që hetoi rastin u helmuan. Për fat të mirë, të gjithë mbijetuan. Agjentët e përfshirë u panë në pamjet e sigurisë së aeroportit dhe misioni u zbulua.

Pavarësisht nga incidenti diplomatik që pasoi, Rusia përdori makinerinë e saj të propagandës, të ndihmuar nga aktorë të besueshëm vendas, për të vënë në dyshim përfshirjen e saj. Tragjikisht, në qershor një burrë në Amesbury gjeti shishen e parfumit të hedhur dhe ia dhuroi partneres së tij. Të dy u shtruan në spital dhe gruaja vdiq.

Pavarësisht nga këto dështime, pas tyre erdhën vrasje dhe plagosje.

Në Uashington, oligarku i rangut të lartë Mikhail Lesin vdiq në 2015 pasi pësoi "një traumë të fortë" në dhomën e tij të hotelit në Dupont Circle - me shumë gjasa erdhi për shkak të rrahjes për vdekje nga agjentët e punësuar nga qeveria ruse (sipas të brendshëm të sigurisë amerikane).

Ndërsa marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë përmirësoheshin, vrasësve rusë mund të thuhet se iu la dorë e lirë nga qeveria Erdogan për të ndjekur dhe vrarë luftëtarët çeçenë në mërgim.

Dhe në gusht të vitit 2019, një agjent rus qëlloi për vdekje ish-udhëheqësin e guerilës çeçene, Zelimkhan Khangoshvili, në Tiergarten e famshme të Berlinit – ai u kap dhe kjo çoi në dëbimin e dy diplomatëve.

Njësia 29155 ka qenë gjithashtu aktive në Francë dhe Spanjë sipas “Times”. Agjentët rusë janë gjithashtu të implikuar në vrasje të ndryshme dhe tentativa për vrasje në Ukrainë.

Një prodhues armësh ukrainas, me lidhje me inteligjencën ruse, rekrutoi një prift ukrainas përmes internetit për të vrarë gazetarin rus të internuar Arkady Babchenko. Por prifti informoi autoritetet, të cilët më pas simuluan vdekjen e Babchenko-s në mënyrë që të kapnin agjentin që kishte paguar për vrasjen. Në vitin 2017 një vrasës me pagësë që paraqitej si intervistues nga e përditshmja franceze “Le Monde” qëlloi një ish-komandant guerilas çeçen, por agjenti u qëllua dhe u kap nga gruaja e atij që ishte objektivi.

Sébastien Roblin ka gradën master në Zgjidhjen e Konflikteve nga Universiteti Georgetoën dhe ka punuar si instruktor universiteti për Korpusin e Paqes në Kinë. Ai ka punuar në arsim dhe me zhvendosjen e refugjatëve në Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Ky artikull është botuar për herë të parë para dy vitesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.