Mario Draghi mes solidaritetit dhe populizmit

Postuar në 14 Maj, 2021 13:41

Kryeministri i Italisë ka vendosur të heqë dorë nga rroga. Vendimi është komentuar më shumë si populist nëse marrim parasysh faktin se Mario Draghi merr dy pensione shtetërore dhe ka pronësi të pjesshme mbi 10 shtëpi.

Politikanët italianë janë të detyruar të publikojnë deklaratat e tyre tatimore. Si kryeministër i Italisë, paga e Draghi-t është 110 000 €.

Sipas deklaratës së pasurisë të vitit 2020, Draghi ka fiituar të ardhura bruto prej 583 470 € në vitin 2019.

Nga kjo, 498 144 € kanë ardhur nga pensionet e shtetit që ai merr nga punët e tij të mëparshme si drejtor i përgjithshëm i Thesarit dhe guvernator i Bankës së Italisë.

Massimiliano Panarari, një ekspert i komunikimit politik në universitetin Unimercatorum, tha se vendimi i Draghi për të hequr dorë nga paga e tij kishte për qëllim të tregonte solidaritet me italianët e goditur rëndë nga recesioni ekonomik.

"Megjithatë, ai mund të shihet gjithashtu si një gjest populist, kështu që Draghi do të kishte bërë më mirë për ta shpjeguar këtë në mënyrë më të detajuar", citohet Panarari nga Euractive.

Draghi, i cili tani është 73 vjeç, ishte 54 vjeç la Thesarin në Itali, në 2001, për një detyrë të lartë në bankën e investimeve Goldman Sachs në Londër. Ai ishte 64 vjeç kur u largua nga Banka e Italisë.

Mediat italiane raportojnë se Draghi ka marrë gati 15 000 € në muaj bruto nga pensioni i tij i Thesarit që nga mosha 59 vjeç.

Paraardhësi i Draghit, Giuseppe Conte, merrte rreth 90 000 € bruto si kryeministër.

Mario Monti, i cili ishte kryeministër në 2011-13, hoqi dorë nga paga që i takonte pasi u emërua senator i përjetshëm.

Deklarata e të ardhurave të Draghit tregon se ai zotëron ose ka në bashkëpronësi 10 shtëpi ose ndërtesa, përfshirë një në Londër dhe gjashtë sipërfaqe toke.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.