mario draghi

“Rusia duhet mundur, përndryshe Europa merr fund”

Postuar në 08 Qershor, 2023 09:54

Pranimi i një fitoreje hipotetike të Rusisë do të ishte fatale për Bashkimin Europian, sipas ish-kryeministrit Italian, Mario Draghi. Në një bisedë me studentët e MIT në Boston, Draghi është shprehur se  pushtimi i Ukrainës nuk ishte një akt i paparashikueshëm çmendurie, por një hap i paramenduar nga Vladimir Putin dhe një goditje e qëllimshme për BE-në.

Italia drejt vaksinimit me detyrim

Postuar në 03 Shtator, 2021 10:48

Italia se po shkon drejt vaksinimit të detyrueshëm. Kryeministri Mario Draghi u shpreh në favor të vaksinimit të detyrueshëm, në një konferencë të mbajtur të enjten. Objektivi i qeverisë Draghi është të vaksinohet mbi 80 përqind e popullatës deri në fund të shtatorit.

Mario Draghi mes solidaritetit dhe populizmit

Postuar në 14 Maj, 2021 13:41

Kryeministri i Italisë ka vendosur të heqë dorë nga rroga. Vendimi është komentuar më shumë si populist nëse marrim parasysh faktin se Mario Draghi merr dy pensione shtetërore dhe ka pronësi të pjesshme mbi 10 shtëpi.

Politikanët italianë janë të detyruar të publikojnë deklaratat e tyre tatimore. Si kryeministër i Italisë, paga e Draghi-t është 110 000 €.

Sipas deklaratës së pasurisë të vitit 2020, Draghi ka fiituar të ardhura bruto prej 583 470 € në vitin 2019.

Kthesa e Salvinit/ Krah Lëvizjes 5 Yjet për qeverinë e Mario Draghi-t

Postuar në 06 Shkurt, 2021 21:44

Mario Draghi siguroi mbështetjen e dy partive kryesore të Italisë, për të formuar qeverinë e re dhe për të nxjerrë vendin nga kriza. Kjo erdhi pasi Lëvizja 5 Yjet dhe Lega e Matteo Salvinit, përkatësisht populistët e majtë dhe të djathtë, lanë mënjanë mëritë dhe i dhanë mbështetje atij që mund të bëhet kryeministri i ri italian.  

Ne jemi gati. Jemi forca politike kryesore në vend, pra një forcë që duhet të qeverisë”, tha Salvini pas një takimi me Draghin.

Qeveri teknike në Itali, vjen Super Mario

Postuar në 03 Shkurt, 2021 12:45

Dritë në fund të tunelit për krizën politike të radhës në Itali. Mario Draghi, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, shihet si çelësi i zgjidhjes së krizës. Draghi takohet sot me presidentin Sergio Mattarella, i cili e ka bërë të qartë domosdoshmërinë për një qeveri jo-politike që do të udhëheqë Italinë gjatë pandemisë së koronavirusit. Palët erdhën në këtë konkluzion pasi përpjekjet për të mbajtur gjallë koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Giuseppe Conte dështuan përfundimisht.

Parlamenti Europian i lejon Draghit të jetë anëtar i grupit sekret G30

Postuar në 17 Janar, 2019 01:19

Parlamenti Europian ka vendosur dje të lejojë që presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi të vijojë të qëndrojë si anëtar i grupit të mbyllurG30 – Grupi i të Tridhjetëve.

Amendamenti i propozuar u rrëzua me 439 vota kundër dhe vetëm 181 pro, këta të fundit kryesisht nga e majta. Teksti final i rezolutës sanksionon se drejtuesit e Bankës Qendrore janë të lirë për të vendosur nëse do të marrin pjesë në forume, qofshin këto edhe të mbyllura…

Subscribe to RSS - mario draghi