Ahmadinejad rikandidon në garën për president të Iranit

Postuar në 12 Maj, 2021 12:38

Ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad ka njoftuar se do të marrë sërish pjesë në zgjedhjet e reja që mbahen në vend në muajin qershor.

Njerëzit duhet të përfshihen në procesin vendimmarrës të Iranit. Ne të gjithë duhet tqë përgatitemi për reforma themelore

është shprehur ai pasi ka përfunduar regjistrimin për në zgjedhje.  

Ahmadinejad u largua nga detyra e presidentit në vitin 2013 pas fitores së presidentit aktual Hassan Rouhani.

Ahmadienjad është stigmatizuar në Perëndim, kryesisht nga mediat, për qëndrimet mohuese ndaj Holokaustit. Kandidimi i tij u refuza në vitin 2017, ndërkohë që Rouhani nuk mund të rikandidojë për shkak të kufizimeve kushtetuese. Aktualisht një ndër njerëzit me më shumë mbështetje nga grupet që në mediat perëndimore quhen të ashpra, është Ebrahim Raisi, një klerik i njohur dhe jurist, i cili duket se gëzon simpatinë edhe të Liderit Suprem, Khamenei.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.