Kina e pranon zyrtarisht: Vaksinat tona kanë efektivitet të ulët

Postuar në 11 Prill, 2021 12:00

Vaksinat kineze kanë efektivitet të ulët dhe këtë e pranojnë vetë autoritetet shëndetësore në Kinë. Drejtori i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, tha të shtunën në një konferencë se vaksinat kineze “nuk kanë norma të larta të mbrojtjes nga Covid-19”.

"Ne po shqyrtojmë nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit", citohet Gao nga Associated Press.

Ai nuk dha detaje në lidhje me strategjinë që do të ndiqet për të rritur efektivitetin, por ARN-në mesazhere, mbi bazën e të cilës janë zhvilluar dy vaksinat më të suksesshme perëndimore, Pfizer dhe Moderna.

"Të gjithë duhet të marrin në konsideratë përfitimet që vaksinat me ARN mesazhere mund të sjellin për njerëzimin," tha Gao. "Ne duhet ta ndjekim këtë me kujdes dhe të mos e shpërfillim vetëm sepse tashmë kemi disa lloje vaksinash."

Pekini ka shpërndarë qindra miliona doza në vendet e tjera dhe në jo pak raste është përpjekur të nxisë dyshime në lidhje me efektivitetin e vaksinave perëndimore. Shkalla e efektivitetit të vaksinës së zhvilluar nga Sinovac, e cila po përdoret edhe në Shqipëri, është vlerësuar deri në 50.4% nga studiuesit në Brazil. Për krahasim, vaksina e Pfizer ka rezultuar 97% efektive. Në Kinë nuk përdoret vaksinë tjetër veç asaj të prodhuar në vend, pasi autoritetet nuk kanë miratuar asnjë. Që nga 2 prilli, rreth 34 milionë kinezë janë vaksinuar me të dyja dozat dhe 65 milionë kanë marrë vetëm dozën e parë.

Kombinimi i dy vaksinave po shihet se mundësi për të rritur mundësinë e mbrojtjes nga virusi SARS-CoV-2. Në Britani, studiuesit po shqyrtojnë një kombinim të mundshëm të vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca. Edhe Franca e ka zgjedhur një strategji të tillë. Autoritetet shëndetësore franceze kanë njoftuar se qytetarët nën 55 vjeç që kanë marrë një dozë të AstraZenecës, do ta finalizojnë imunizimin me Pfizer ose Moderna.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.