Vaksinat kineze, pranë standardeve të OBSH-së

Postuar në 02 Prill, 2021 14:20

Të dhënat e dy kompanive kineze për efikasitetin e vaksinave Sinopharm dhe Sinovac përputhen me kriteret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së (SAGE) pritet të publikojë rekomandime për dy vaksinat kineze deri në fund të prillit, tha kryetari i tij Alejandro Cravioto.

"Informacioni që kompanitë ndanë publikisht në takimin (SAGE) javën e kaluar tregon qartë se ato kanë nivele të efikasitetit që janë në përputhje me kërkesat që OBSH ka për këtë vaksinë," citon Reuters Cravioton, duke iu referuar grupit të ekspertëve të pavarur.

"Kjo do të thotë rreth 50% (efikasitet) dhe mundësisht afër ose mbi 70% dhe natyrisht, ata kanë të gjitha të dhënat e sigurisë për të treguar se kjo vaksinë nuk do të shkaktojë dëm tek njerëzit kur përdoret", tha ai.

Në momentin që ekspertët e SAGE bëjnë rekomandime në lidhje me përdorimin e vaksinave, atëherë ato futen në listën emergjente të OBSH-së.

Edhe pse nuk ka ende të dhëna përfundimtare të publikuara për efikasitetin e vaksinës Sinopharm, zhvilluesi i saj, Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit, ka bërë të ditur së fundmi se vaksina është 79.34% efektive në parandalimin e sëmundjes, kjo bazuar në të dhëna të ndërmjetme. Ajo është aprovuar në disa vende duke përfshirë Kinën, Pakistanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa vaksina e Sinovac ka treguar rezultate të ndryshme që variojnë nga 50.65% dhe 83.5% në testet e kryera në Brazil, Turqi dhe Indonezi.

Të dy vaksinat e prodhuara nga Kina po shpërndahen masivisht në vendet në zhvillim, të cilat kanë akses të kufizuar në vaksinat që ka bërë Perëndimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.