Studimi/Europës i duhen 300 mld euro investim për instalimin e teknologjisë 5G

Postuar në 29 Mars, 2021 03:11

Një raport i fundit studimor i Boston Consulting Group, kryer për llogari të Shoqatës së Operatorëve Europianë të Rrjetit të Telekomunikacionit, tregon se instalimi i plotë i teknologjisë 5G në Europë kërkon një investim prej 300 miliardë eurosh. Sipas dokumentit në fjalë, nëse një gjë e tillë do të realizohet atëherë në Euruopë deri në vitin 2025 do të gjenerohen 113 miliardë euro në vit dhe 2.4 milionë vende të reja pune.

150 miliardë duhet të shkojnë për të përditësuar infrastrukturën aktuale në përshtatje me shpejtësinë e gigabitit, kurse 150 miliardë euro të tjera duhen për ndërtimin e infrastrukturës së plotë për të funksionalizuar rrjetin 5G. Aktualisht operatorët europianë kanë instaluar lidhje të avancuara me fibër në pjesën më të madhe të Europës, duke mbuluar 84% të shtëpive në BE me internet me shpejtësi më të madhe se 30 Mbps. Nga viti 2025 pritet që 50% e shtëpive në BE të mbulohen me internet 100 Mbps, ndërkohë që tashmë 96% e popullsisë europiane lidhet me 4G dhe ndërvepron me internet që ka shpjetësi mesatare prej 40 Mbps. Një shtysë më shumë për të kthyer sytë nga investme të tilla është edhe pandemia, pasi gjatë periudhës së sëmundjes globale trafiku global I internetit u rrit me 50%. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.