Vala e tretë e pandemisë në Gjermani paralajmërohet si më e rënda deri më tani

Postuar në 27 Mars, 2021 10:58

Instituti për sëmundjet infektive në Gjermani, “Robert Koch” ka paralajmëruar se vala e tretë e pandemisë në këtë vend mund të jetë më e rënda deri më tani. Sipas këtij institute nuk përjashtohet më edhe shifra e 100 mijë të infektuarve në ditë dhe të gjitha shenjat tregojnë se kjo valë do të jetë më e keqe se dy të parat.

Kemi javë shumë të vështira përpara

ka thënë përfaqësuesi i institutit, Lothar Wieler.

Gjermania është një vend që ka mbetur pas vendeve të tjera edhe ëpr vaksinimin. Deri më tani vetëm 10% e popullsisë ka marrë doznë e parë, një shifër poshtë SHBA, Britanisë së Madhe apo Izraelit.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.