Norvegji/ Më shumë gra në bordet drejtuese të kompanive

Postuar në 16 Shkurt, 2021 13:31

Fondi norvegjez i pasurisë sovrane prej 1.3 trilion dollarë, më i madhi në botë, u kërkon kompanive në të cilat investon globalisht, të rrisin numrin e femrave në bordet drejtuese. Sugjerimi për këto kompani është që 30% e drejtuesve të jenë femra, bënë të ditur zyrtarët e lartë të fondit për Reuters.

Fondi është një nga investitorët më të mëdhenj në botë, ka aksione në rreth 9 200 kompani në të gjithë botën dhe zotëron 1.5% të të gjitha aksioneve të listuara.

Bordet në të cilat femrat përbëjnë më pak se 30% duhet të marrin në konsideratë vendosjen e objektivave për diversitetin gjinor dhe të raportojnë mbi progresin.

"Ne mund ta shprehim në mënyrë të sjellshme, por është mjaft e qartë se çfarë mendojmë," tha shefi ekzekutiv, Nicolai Tangen, në një intervistë.

"Diversiteti është i mirë për bordin sepse sjell perspektivë më të mirë, është më i mirë për vendimmarrje dhe gjithnjë e më i rëndësishëm për legjitimitetin e kompanive", tha Smith Ihenacho, një tjetër zyrtar i bordit.

Në vitin 2003, Norvegjia u bë vendi i parë në botë që vendosi kuotat gjinore, duke kërkuar që gati 500 firma, duke përfshirë 175 firma të listuara në bursën e Oslos, të rrisin në 40 përqindjen e grave në bordet drejtuese.

Disa vende e kanë ndjekur në këtë strategji, fillimisht Britania, e cila synon përfaqësimin e grave në kuotën 33% në bordet FTSE 350.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.