Lëkundja 7.3 ballë në Japoni, një pasgoditje e tërmetit të marsit 2011

Postuar në 14 Shkurt, 2021 16:21

Një tërmet 7.3 ballë goditi dje brigjet e Tohokut në Japoni, e njëjta zonë që në 2011 u regjistrua tërmeti shkatërrues që u pasua nga një cunami dhe incidentet në centralin bërthamor. Fatmirësisht, tërmeti i së shtunës nuk shkaktoi viktima, por vetëm 120 të plagosur dhe shkëputjen e energjisë elektrike për disa orë. Sizomologët thonë se tërmeti i djeshëm ishte një pasgoditje e tërmetit shkatërrues të 2011-s.

"Për shkak se (tërmeti i vitit 2011) ishte me magnitudë 9.0, nuk është për t'u habitur një lëkundje e kësaj shkalle 10 vjet më vonë", citon Japan Times sizmologun Kenji Satake, profesor në Institutin r Kërkimit të Tërmeteve në Tokio.

Pavarësisht nga magnituda relativisht e madhe e tërmetit të fundit, që goditi prefekturën e Fukushimës, ai nuk gjeneroi cunami, për shkak të thellësisë së madhe nën det, 55 km.

Edhe Agjencia Meteorologjike japoneze e shpjegon si pasgoditje tërmetin e së shtunës.

Sipas agjencisë, intensiteti sizmik i tërmetit  ishte më i forti që është regjistruar në brigjet verilindore të vendit që nga 7 prilli 2011.

Më 11 mars të atij viti, tërmeti 9.0 ballë tronditi rajonin, duke shkaktuar një tsunami masiv. Kjo më pas çoi në problemet në termocentralin nr. 1 të Fukushimës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.