Qeveria hap sërish lojën e legalizimeve

Postuar në 25 Dhjetor, 2020 18:42

Tashmë Agjencia Shtetërore e Kadastrës me ndyshimet e reja ligjore, do të jetë institucioni që do të bëjë rivlerësimin e pronave të palegalizuara, apo ato që janë përjashtuar nga procesi i legalizimit. Vendimi i  Këshillit të Ministrave i firmosur nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama, parashikon se kur mund të lejohet rishikimi për legalizim.  

Në VKM thuhet se ajo mund të ndodhe me kushtin që “për ndërtimin të mos jetë vendosur më parë prishja nga autoritetet e kontrollit të zhvillimit të territorit ose kur dënimi “Për kundërvajtjet administrative”, të jetë shfuqizuar, anuluar ose konstatuar i pavlefshëm në rrugë administrative ose gjyqësore”.

Po ashtu, lejet e legalizimit të miratuara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin e kohës, por të paregjistruara, regjistrohen në përputhje me dispozitat e ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. 

Në bazë të nenit 32, të këtij ligji, në rastet kur ndërtimi dhe parcela ndërtimore shtrihen mbi pasuri jo të llojit “truall”, atëherë drejtoria vendore e Agjencisë së Kadastrës -së është e detyruar të vijojë me regjistrimin e pasurisë së legalizuar (ndërtimit dhe parcelës),  duke pasqyruar ndryshimin e llojit të pasurisë në regjistër, nga lloji i mëparshëm, në “truall”, në të njëjtën mënyrë si në pikën 27, të këtij vendimi.

Ka shumë prona në vend, të cilat janë përjashtuar nga procesi i legalizimit, ndërsa tashmë me VKM, ato mund të rishikohen nga Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe drejtoritë vendore të saj, për t’i rifutur në proces, duke lënë gjithashtu hapësira për ndërtime pa leje në të ardhmen, dhe që mund të legalizohen më vonë.   

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.