Libri i Zi i dhunës në kufijtë e BE-së i dorëzohet KE-së

Postuar në 24 Dhjetor, 2020 14:03

Një organizatë që merret me dhunën kufitare – Rrjeti I Monitorimit të Dhunës Kufitare – ka përpiluar një libër prej 1 500 faqesh që evidenton shkeljet e mëdha të bëra në kufijtë e Bashkimit Europian ndaj imigrantëve. Libri i është dorëzuar Komisionit Europian dhe titulli i tij parathotë shumëçka: Libri i Zi i Kthimeve.

Në të përfshihen 892 dëshmi nga grupe njerëzish që prekin përvojat e 12 654 viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut përgjatë Rrugës Ballkanike të migrimit.

Ky libër që përmbledh punën e 4 vjetëve synon të mbushë një boshllëk në besueshmërinë e akteve të autoriteteve, përfshirë ato të agjencive të shteteve anëtare të BE-së apo agjencive të këtij të fundit si Frontex

është shprehur koordinatori i terrenit së organizatës, Simon Campbell.

Për hartimin e librit kanë kontribuuar më shumë se 15 organizata dhe në të përfshihen harta, të dhënë, foto dhe të tjera informacione kyçe ndërkohë që për të ka bashkëpunuar edhe blloku i Të Majtës së Bashkuar në Parlamentin Europian. Malin Björk, anëtar i Komitetit për Liritë Civile në PE, dorëzoi librin pranë Komisionerit të BE-së për Azilkërkimin, Ylva Johanson, duke komentuar ndër të tjera se:

Është shokuar nga rrëfimet e pafundme për dhunën e pamëshirshme, sadiste dhe degraduese që është reminishencë e diktaturave brutale

Libri i zi hedh një dritë kaq të nevojshme mbi këtë kapitull të errët të BE-së

ka vijuar ai.

Problemi i dhunës në kufijtë e BE-së ndaj imigrantëve i shtohet njollës tjetër të turpit për mbytjet në Mesdhe dhe kampet në Libi, për të cilat BE-ja nuk ka arritur të japë ndonjë zgjidhje konkrete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.