Varianti britanik i Covid-19/ Përhapet më shpejt, por nuk është më agresiv

Postuar në 20 Dhjetor, 2020 17:17

Një variant i ri i koronavirusit, i shfaqur së fundmi në Britani, ka ngritur alarmin në Europë. Të parat ishin Italia dhe Belgjika, të cilat mbyllën linjat ajrore dhe hekurudhore, ndërkohë që Franca dhe Gjermania pritet të bëjnë të njëjën gjë.  

Mjeku infeksionist, Massimo Galli, thotë se varianti i ri i Covid-19 nuk është më agresiv, por përhapet më me shpejtësi.   

Është një analizë, jo një publikim shkencor. Jemi para një varianti që nuk është më i keq se ato që qarkullojnë, por mund të ketë një kapacitet më të madh shpërndarjeje. Mund të jetë më agresiv në këtë pikëpamje”, thotë ai.

Megjithatë, sipas Gallit, duke llogaritur kohën kur është gjurmuar për herë të parë ky variant, mund të konkludohet se ai i ka kaluar me kohë kufijtë e Britanisë.

Sipas vëzhgimeve të para, ky variant është shfaqur në 20 dhe 21 shtator. Dmth, edhe pse nuk e kemi parë ende, edhe nëse nuk është dokumentuar në Itali, që prej asaj kohe mund të jetë përhapur jashtë Britanisë. Kjo do të thotë se mund të vdesin më shumë njerëz nëse nuk bëjmë kujdes ndaj përhapjes së këtij virusi”, thotë ai.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.