Helmimi i Navalnyt në Rusi, PD-ja merr masa ekstreme për sigurinë fizike të Lulzim Bashës

Postuar në 20 Gusht, 2020 18:01
Shaptilografisti

 

Partia Demokratike është alarmuar sot nga lajmi se opozitari kryesor rus, Alexei Navalny është në gjendje kome pas një përpjekjeje të mundshme helmimi. Burime të sigurta nga seksioni i Pedonales i PD-së bëjnë të ditur për “Të Kripura” se sot kryesia e kësaj partie është mbledhur urgjentisht për të diskutuar masat mbrojtëse ndaj kryetarit të partisë, Lulzim Basha, një armik i betuar regjimit autokratik dhe antidemokratik të Tiranës.

Të njëjtat burime thonë se në kuadër të masave të propozuar është përfshirë edhe mbrojtja e jetës së z. Basha përmes kontrollit të plotë të ushqimeve dhe pijeve të tij. Për të materializuar këtë proces të vështirë që do të zgjasë deri në zgjedhjet e reja është përpiluar lista e personave që do të shërbejnë si kontrollorë personalë, pra do të provojnë ushqimin para se z. Basha ta konsumojë atë.

Ky është një shërbim, një sakrificë për demokracinë shqiptare dhe shpëtimin e saj

thuhet ndër të tjera në letrën e miratuar nga Kryesia.

“Të Kripura” ka arritur të marrë një listë me emra dhe detyrat që do të ndahen në këtë kuadër. Mes tyre ka edhe gazetarë që kanë dalë vullnetarë. Si më poshtë:

Grida Duma                                      Muhalebinë

Desada Meta                                    Lëngun e portokallit/qumështin/mohiton

Fatmir Mediu                                   Trahananë

Flamur Noka                                    Dhallin dhe pilafin

Besnik Mustafaj                              Luleshtrydhet

Genc Ruli                                           Frutat e thata

Klevis Balliu                                     Paçen   

Çlirim Gjata                                      Pispilinë              

Ervin Salianji                                   Muhalebinë(për së dyti)

Lista vazhdon edhe më tej por ka qenë e pamundur zbërthimi i saj. Thuhet se Kastriot Islami ka nisur dietën dhe nuk është përfshirë, ndërkohë që sipas burimeve Fatmir Mediu ka dalë vullnetar për trahananë, duke ditur se Basha nuk e ha. Situata mbetet shumë e brishtë, ndërkohë që Berisha ka sugjeruar se në vend të kësaj marrëzie Basha të nisë e të hajë zyrtarisht në kuzhinën e Presidencës deri sa të kalojnë zgjedhjet.

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Sa te keqinj jemi ne shqipot!
Tallemi me budallain e fshatit!
Gjynah i shkreti!
Doktor Mortja per te miren e popullit shqiptar e ka!
Sipas jush, kush te behet kryeminister, i Qimi i Pekajve, Mul Noka, Edi Paloka, Tit Vasili, Lek Plepi, Ciljeta apo Sinan Hoxha?!
Lini shakate dhe sarkazmen,Luli eshte me i miri!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.