Kurë efektive me antitrupa kundër CoVid-19

Postuar në 05 Gusht, 2020 14:02

Antitrupat e pacientëve të rikuperuar nga CoVid-19 do të përdoren për prodhime farmaceutike kundër sëmundjes. Një laborator në Toskana të Italisë po përpiqet në këtë drejtim duke kërkuar rrugë efektive për trajtimin e një sëmundjeje që duket se do jetë gjatë me njeriun. Pak ditë më parë, laborator ka njoftuar zbulimin e tre antitrupave super të fuqishëm kundër Covid-19 nxjerrë nga gjaku i 15 pacientëve që të shëruar. Studimi i pacientëve ka sjellë zbulimin e 5 mijë antitrupave të ndryshëm që konsiderohen armë biologjike kundër koronavirusit, nga të cilët 3 konsiderohen të fuqishëm mjaftueshëm saqë të kthyer në flakone farmaceutikë dhe të injektuar në trup, mund të japin rezultat real.

Në serinë 5000 antitrupave, 450 janë efektivë ndaj CoVid-19 por me efekt të kufizuar, ndonëse neutralizojnë koronavirusin. Super të fuqishmit janë ata që kanë efekt edhe me 1 mililitër dhe që mund të përdoren edhe në shtëpi.

Antitrupat monoklonalë njerëzorë janë medikamente efikasë që godasin direkt virusin pa ndërvepruar me organizmin e pacientit. Mbrojtja ndaj sëmundjes zhvillohet në harkun e pak ditëve dhe zgjat rreth 6 muaj. Ideale do të jetë t’I përdorësh në mënyrë komplementare me vaksinën, që me shumë gjasë nuk do të ketë efekt imediat, por do të garantojë një mbulim imunitar që do të zgjasë me vite

shprehet drejtori i laboratorit Rino Rappuoli. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.