Shkencëtarët izraelitë deklarojnë se vaksina e tuberkulozit nuk jep mbrojtje ndaj CoVid-19

Postuar në 21 Maj, 2020 12:28

Shkencëtarë nga universiteti i TelAvivit në Izrael deklarojnë se vaksina kundër tuberkulozit – BCG – nuk jep mbrojtje ndaj koronavirusit. Studimi prete ende të kalojë redaktimin shkencor, por ai është publikuar në revistën e Bashkimit Amerikan Mjekësor.

Shkencëtarët kanë studiuar infektimin me CoVid-19 në njerëz që e kanë bërë vaksinën me ata që nuk e kanë bërë atë. Të dyja grupet janë të moshës 35-41 vjeç. U vlerësuan 72 060 teste nga të cilët 3064 nga njerëz të lindur mes viteve 1979-1981 që kanë qenë të vaksinuar dhe 2869 të njerëzve të lindur në vite 1983-1985 që nuk kanë qenë të vaksinuar. Nga këta 361(11.7%) që ishin pjesë e grupit të parë ishin testuar pozitivë me CoVid-19 kurse në grupin e dytë rezultuan 299(10.4%) pozitivë.

Në Izrael vaksina kundër tuberkulozit ka qenë e detyrueshme në vitet 1955-1982, kurse më pas u bëhej vetëm personave që vinin nga zona me incidencë të lartë të sëmundjes. Studimi në vetvete nuk sjell ndonjë konkluzion përfundimtar, po përmes statistikës mëton të sjellë si fakt të dhënën se infektimi nuk është më i ulët te të vaskinuarit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.