Shembet muri i Teqesë halvetiane. Drejtuesit: Akt banditesk

Postuar në 09 Maj, 2020 18:14

Shembja e murit të Teqesë halvetiane, një prej godinave historike të Tiranës ka ngjallur reagimin e drejtuesve të tarikatit halveti.

Këta të fundit kërkojnë hetim për rastin ndërsa Bashkia e Tiranës dhe IMT thonë se objekti i prishur ishte pa leje ndërtimi.

SHEH ALI PAZARI, Kryetar i Tarikatit Halveti

 “Kryetari i Bashkisë thotë që unë nuk jam në dijeni, detyruam çuam foto, që të vihej në dijeni, për një objekt kulti, i cili është në qëndër të Tiranës, i cili ka mbi 4 shekuj këtu në qendër.

Kryetari i Bashkisë ti tërheqë vërejtjen atyre që janë përdor nga mafia e ndërtimit, ne e dimë që kjo është qendra e Tiranës dhe natyrisht ka një vlerë të pallogaritshme. Do presim një reagim nga Bashkia e Tiranës, ti shtyjë me forcë edhe instancat e tjera, sikurse është Presidenti i Republikës, Kryeministri, kryetari i Kuvendit, Avokati i Popullit, të gjithë këta janë lajmëruar, gjithashtu dhe Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e rrethit Tiranë, të vënë përpara drejtësisë njërzit, vandalët, të cilët kanë bërë një akt çnjerëzor”.

 

Pas kërkesës për informim në lidhje me rastin, Bashkia e Tiranës, në një përgjigje me shkrim për TvT shprehet se “rrethimi në fjalë është ndërtim pa leje dhe si i tillë s'mund të lejohet”. Ajo vijon se IMT (Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit) i ka drejtuar një kërkesë drejtuesve të sektit, për vënien në dispozicion të lejes së ndërtimit për rrethimin dhe nuk ka marrë përgjigje, gjë e cila në fakt bie ndesh me fjalët e drejtuesit të teqesë halvetiane.

 

Ne nuk jemi lajmëruar fare për veprimet që ka bërë, ne kemi pasur një komunikim me IMT në muajin shtator, ku ato na kërkojnë një dokumentacion tekniko-ligjor, dhe ne i kemi dhënë një shkresë sqaruese brenda afateve të përcaktuara. Ky është gjithashtu edhe mandati i postës që thotë “Kryesia Tarikati helvati dhe marrësi Maringlen Qato, bashkia, IMT, me datë dhe me orë”. Që nga shtatori i 2019 dhe deri më sot, ne nuk kemi pasur asnjëlloj komunikimi tjetër” .

Por cilat janë vlerat historike të kësaj teqeje?

RUBENS SHIMA, Historian dhe kritik arti

“Ka qenë qendra më e rëndësishme e agjetimit patriotic dhe e çështjes kombëtare, që kulmon me ngritjen e flamurit më 26 nëntor në Tiranë. Ishte kjo teqe, vendi ku u ruajt ky flamur, dhe vendi ku u valëvit në shesh, pak metra më tutje. Të gjitha këto, të marra së bashku e bëjnë këtë vend, një vend të rëndësishëm në aspektin e identitetit. Por edhe historiku i prishjes së vazhdueshme të kësja teqeje, sa herë kur vendi zhytej në kohë të errëta, flas këtu, prishja e parë në 1915, nga tribut e Haxhi Qamilit, e dyta ka qenë në vitet ’80,  nga diktatura komuniste, prap kjo teqe është ringritur mbi rrënojat e veta. Shkatërrimi i rrethimit dekorativ me kangjelat e kësaj teqeje, është një akt i dënueshëm, pasi dhe sheshi i kësaj teqeje, është monument kulture i kategorisë së dytë”

Sipas Bashkisë së Tiranës, pjesa e parkut që lirohet nga prishja e rrethimit të teqesë halvetiane do të kthehet në park funksional, si Parku Rinia dhe parqet e tjera të Tiranës.

“Nuk jemi në dijeni të asnjëllojë planifikimi që mund të ketë bërë bashkia, as se cfarë duan të prishin , e as se çfarë duan të rregullojnë. Ky mur rrethues ka qenë më leje”.

Teqeja halvetiane është një monument kulti që daton që në shekullin e XVI. Ajo është rindërtuar në vitin 1994, ndërsa në vitin 2012, Bashkia e Tiranës rindërtoi murin rrethues të saj sipas një marrëveshjeje me drejtuesit e Teqesë.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ne emer te Maryam Rajavi kjo qeveri katoliko evangjeliste i ka shpallur lufte Iranit dhe sekteve shiite ne Shqiperi. Kjo eshte dhurate per te dashurin prijes Baba Haxhi Mondin per Ramazan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.