shembja

Durrës, ndryshojnë aktkonstatimet e Institutit të Ndërtimit për një pallat që duhet shembur

Postuar në 15 Gusht, 2020 16:08

Dhjetëra banorë në Durrës kundërshtojnë vendimin e fundit të Institutit të Ndërtimit se pallati i tyre është i banueshëm.

Për TvT ata thonë se në dy aktkonstatimet e para pallati ka rezultuar me dëmtime të rënda dhe se nuk mund të rrezikojnë të banojnë atje.

Padova/Italianë e shqiptarë kundër shembjes së Teatrit: Një vend pa memorie është një vend pa identitet

Postuar në 31 Maj, 2020 19:38

Një vend pa memorie është një vend pa identitet”. Me këtë moto qytetarë shqiptarë e italianë kanë protestuar në Padova të Italisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Zemërimi i tyre është shprehur nëpërmjet pankartave në duar, me ndjeshmërinë për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Protesta është zhvilluar para pallatit Moroni, në mbështetje të kauzës për Teatrin Kombëtar. Elda Omari, arkeologe dhe historiane, ka dënuar shembjen e kësaj godine të ndërtuar nga italianët, si dhe dhunën e ushtruar të policisë ndaj pjesëtarëve të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit.

Teatri u shemb. Nis teatri i protestave

Postuar në 18 Maj, 2020 20:51

Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar e ka vrarë arsyen e protestës qytetare që është zëvendësuar nga protesta e partive politike. E cila është e destinuar të dështojë. 
Në përgjithësi opozitat e besueshme u bashkohen apo udhëheqin kauzat qytetare duke katalizuar ndryshimin politik të mundshëm. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Opozita është  shndërruar në dezinfektant i protestës. Vërtet protesta e Teatrit u mbështet me militantë të PD-së, apo LSI-së, por asnjë qytetar i zakonshëm nuk ishte pro saj nisur nga numri i pjesëmarrësve. 

Shembet muri i Teqesë halvetiane. Drejtuesit: Akt banditesk

Postuar në 09 Maj, 2020 18:14

Shembja e murit të Teqesë halvetiane, një prej godinave historike të Tiranës ka ngjallur reagimin e drejtuesve të tarikatit halveti.

Këta të fundit kërkojnë hetim për rastin ndërsa Bashkia e Tiranës dhe IMT thonë se objekti i prishur ishte pa leje ndërtimi.

SHEH ALI PAZARI, Kryetar i Tarikatit Halveti

 “Kryetari i Bashkisë thotë që unë nuk jam në dijeni, detyruam çuam foto, që të vihej në dijeni, për një objekt kulti, i cili është në qëndër të Tiranës, i cili ka mbi 4 shekuj këtu në qendër.

Ekspertët paralajmërojnë shembjen e akullnajës në majën “Mont Blanc”

Postuar në 25 Shtator, 2019 14:52

Autoritetet italiane i kanë mbyllur rrugët që dërgojnë në majën më të lartë të Evropës dhe i kanë larguar njerëzit nga shtëpizat malore pasi ekspertët paralajmëruan se një pjesë e akullit dhe borës në “Mont Blanc” mund të shembet, shkruan "BBC".  Zyrtarët thanë se rreth 250 mijë kubikë akull janë në rrezik të shkëputen nga akullnaja “Planpincieux” në majën “Mont Blanc”.

Video/Tragjedi në Brazil. Qindra të zhdukur nga shembja e një dige

Postuar në 26 Janar, 2019 15:58

Në Brazil është regjistruar një tragjedi e vërtetë me qindra të zhdukur pas shembjes së një dige në një zonë minerare në shtetin Minas Gerais. Një dallgë llumi prej mbetjesh hekuri ka marrë përpara njerëzit, nga të cilët 412 të listuar si punonjës të kompaninë Vale që operon minierën. Në të njëjtën zonë, katër vjet më parë, u shemb një tjetër digë si pasojë e të cilës vdiqën 19 njerëz.

Video/Shembja e urës "Morandi", kapur nga kamerat e sigurisë

Postuar në 20 Gusht, 2018 17:47

Maks Velo: Rama dhe Veliaj të tërhiqen për Teatrin

Postuar në 19 Qershor, 2018 23:26

Maks Velo u shtohet zërave që kundërshtojnë shembjen e Teatrit dhe zbatimin e projektit të promovuar nga Rama e Veliaj për ngritjen e kullave nga kompania Fusha dhe një godine që do quhet kompleks multifunksional. Pikat e errëta sipas tij,  janë jo vetëm tek cëcshtja e truallit, por edhe projektit që u prezantua nën emrin e një studioje belge.

Letër publike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Postuar në 29 Prill, 2018 12:03

Erion Veliaj paraqiti si argument për shembjen e Teatrit Kombëtar një studim italian që më pas rezultoi punim diplome. Qeveria duket se ka lënë pezull për momentin promovimin e projektit danez, pas përshkallëzimit të qëndrimit të Komunitetit të aktorëve.

Subscribe to RSS - shembja