OKB regjistron marrëveshjen detare mes Turqisë dhe Libisë

Postuar në 17 Shkurt, 2020 13:54

Memorandumi mes Turqisë dhe Libisë për Zonën Ekskluzive Ekonomike është përfshirë në bazën e të dhënave të Divizionit për Çështjet e Oqeanit dhe Ligjit të Detit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo lëvizje është interpretuar nga Ankaraja zyrtare si zyrtarizim i marrëveshjes me qeverinë e al-Sarraj dhe po kundërshtohet nga Athina zyrtare.

Sipas raportimeve mediatike vendimi i OKB-së lidhet me faktin se memorandumi është nënshkruar mes dy shteteve të njohura ndërkombëtarisht dhe në këtë kuptim asgjë nuk mund ta pengojë përfshirjen e koordinatave në bazën e të dhënave të OKB-së. Për Turqinë ky moment i hap rrugë nisjes së kërkimeve për naftë dhe gaz në zonën ku puqet ZEE-ja e saj me atë të Libisë, ndërkohë që një argument i palës greke për ta kontestuar atë është fakti se ishullit të Kretës i është lënë efekt minimal. Pak ditë më parë mediat turke raportuan se Ankaraja po synon të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme edhe me Izraelin, çka nëse ndodh do t’i jepte formë përfundimtare memorandumit me Libinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.