Irani: Për sa na përket, goditja hakmarrëse ndaj SHBA është përmbushur

Postuar në 09 Janar, 2020 12:37

Irani e deklaron të ezauruar goditjen hakmarrëse për vrasjen e gjenerali Soleimani. Ambasadori i këtij vendi në OKB, Majid Takht Ravanchi ka deklaruar në një intervistë për National Public Radio, se Teherani zyrtar kosnideron se me sulmet ndaj bazave amerikane në Irak, objektivat quhen të përmbushura.

Nëse SHBA sulon sërish Iranin, përgjigja proporcionale nuk do të mungojë

tha ai.

Ambasadori ka nënvizuar se Irani ka vepruar në përputhje me Kartën e OKB-së në adresë të së cilës ka nisur edhe një letër përmes së cilës e quan sulmin në Irak si masë vetëmbrojtëse. Ravanchi ka vënë në dukje se vrasja e Soleimanit ka provokuar rajonin e Lindjes së Mesme dhe ka vënë në veprim kërkesën e njerëzve për largim të SHBA. Ai i është referuar vendimit të parlamentit të Irakut që kërkon largimin e trupave amerikane. Lidhur me alibinë e vrasjes së Soleimanit, ambasadori ka kërkuar që SHBA të sqarojë publikisht dhe të provojë se gjenerali iranian po komplotonte kundër interesave amerikane apo se po përgatiste ndonjë goditje konkrete.

Ështe fare e qartë se ata donin prej disa muajsh që ta vrisnin gjeneral Soleimanin. Ishte vendosur, por mesa duket presidenti Trump refuzoi. Kështu që pretendimi se ai po synonte të vriste qytetarë amerikanë nuk mund të pranohet

shprehet diplomati iranian.

Për sa i përket programit bërthamor, Ravanchi ka deklaruar se Irani nuk synon krijimin e armëve të tilla dhe për këtë ka vendim të liderit supreme, Ajatollah Kahmenei dhe se një gjë e tillë nuk përputhet me doktrinën mbrojtëse të Republikës Islamike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.