OSBE-ja rrëzon sërish draftin për mediat. AMA, gjobat dhe AKEP, probleme të këtij projekti

Postuar në 09 Dhjetor, 2019 12:17

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir ka hedhur sërish poshtë draftligjin e qeverisë shqiptare për mediat elektronike.

Në faqen online të OSBE-së, përcillet lajmi sipas të cilit qeverisë shqiptare i kërkohet të bëjë përmirësime të mëtejshme në draftin në fjalë që është konsideruar se sjell probleme me censurën. Vërejtjet e OSBE-së kësaj radhe lidhen me kompetencat që i jepen Autoritetit të Mediave Audiovizive duke sugjeruar që në draft duhet siguruar e drejta për apelim të tyre në gjykatë menjëherë sapo ato hyjnë në fuqi.

Një tjetër vërejtje ka të bëjë me gjobat në rastet e shkeljes së ligjit. OSBE-ja kërkon që dispozita që rregullon këtë ccështje duhet rishikuar duke konsideruar kapacitetet financiare të mediave ndaj të cilave ajo do të veprojë në mënyrë që sanksioni administrative të mos ccojë në mbyllje. OSBE-ja po ashtu vlerëson se ligji i jep shumë kompetenca AKEP-it në mbrojtjen e interesave publike etj., por pa përkufizuar se ccfarë janë këto në kuptim të këtij ligji.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.