"BE na frenoi të kryenim eksperimentin shqiptar të vetting-ut"

Postuar në 23 Nëntor, 2019 10:37

Naiv dhe më pak diskret nga sa duhet kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përforcon dyshimet se as vetë Bashkimi Europian nuk kishte garanci për suksesin e reformës në drejtësi që ka nisur zbatimin në Shqipëri. Ai pranoi ne nje interviste per A2 CNN se ishte Brukseli që e frenoi në nisjen e këtij procesi në Maqedoninë e Veriut për shkak të skepticizmit mbi ecurinë e kësaj reforme në Shqipëri.

“Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.

Zaev zbulon edhe sesi lindi se ideja e Shengenit Ballkanik, ku më realist mesa duket është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic.

“Ne u takuam aty, po pinim verë dhe nisëm të flisnim për këtë. Biseduam për procesin e Berlinit, për integrimin europian, Vuçiç na tha se do të zhgënjeheni, ndërsa ne besonim kaq shumë. Gjatë këtyre diskutimeve, folëm për krijimin e One Stop Shop me Maqedoninë dhe të përgatiteshim dhe me Shqipërinë. Dhe vlerësuam se nuk është mjaftueshëm. Disa e quajnë Mini Shengen, disa Mini Jugosllavi, disa të tjerë nuk e di se çfarë. Është përshpejtim i bashkëpunimit rajonal”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.