Urdhëri i Veliajt/Dosja për teatrin të mbyllet në 18 Tetor, oferta e vetme nga kompania “Fusha”

Postuar në 16 Tetor, 2019 20:42

Paralelisht me kryebashkiakun e natës, Erion Veliaj ka rikthyer në vëmendje të Bashkisë së Tiranës edhe çështjen e lënë pezull të Teatrit Kombëtar, ku prej muajsh qëndrojnë në protestë artistët që janë kundër shembjes së godinës.

Burime nga Bashkia thanë për ResPublica se me urdhër të kryebashkiakut Veliaj po vlerësohet oferta e dorëzuar nga Fusha sh.p.k. për Teatrin Kombëtar, ofertë e vetme për një projekt miliarder ku nuk dëshiron të futet askush tjetër dhe sforcimi i ngelet vetëm Fushës. Të njëjtat burime thonë se zoti Veliaj ka kërkuar që proçesi i vlerësimit të dosjes të mbyllet me çdo kusht deri më 18 Tetor edhe pse oferta e paraqitur ka disa mangësi.

Kujtojmë që qeveria vendosi të rihapë procedurat për Teatrin, pas kritikave që mori nga Bashkimi Europian për të ashtuquajturin ligjin “Fusha” ku sanksionohej se operatori privat me të cilin do të negociohej kontrata do të ishte “Fusha sh.p.k”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.