Skandali "Novartis", Prokuroria greke kërkon heqjen e imunitetit për politikanët e akuzuar

Postuar në 13 Shtator, 2019 21:39

Prokuroria supreme greke ka kërkuar nga Parlamenti heqjen e imunitetit për disa politikanë të rëndësishëm në vend që akuzohen si të përfshirë në të ashtuquajturin skandali Novartis. Prokuroria ka marrë ndër të tjera dëshmitë edhe të ish-kryeministrit Antonis Samaras dhe ish-ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizellos dhe ka proceduar me kërkesën drejtuar legjislativit. Të dy politikanët në fjalë kanë akuzuar ish-kryeministrin Alexis Tsipras dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Dimitris Papangelopoulos si persona kyç në influencimin politik të çështjes.

Edhe zv.prokurori Ioannis Angelis ka folur për një politikan të mbiquajtur “Rasputin” që ka ndikuar ndjeshëm në rrjedhën e hetimeve që po kryhen.

Në kuadër të këtij skandali akuzohen politikanë të ndryshëm, gjithësej nëntë se kanë marrë rryshfet nga kompania zvicerane, një ngjarje që ngjan me skandalin tjetër të Greqisë, atë me kompaninë Siemens.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.