Propozimi i Veliajt/Bonus 10 mijë lekë për bebet meshkuj që do quhen Veting

Postuar në 05 Korrik, 2019 02:24

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të ndjekë politika sociale në mandatin e dytë që janë të prekshme për njerëzit. Burime për redaksinë e “Të Kripura”, bëjnë me dije se Veliaj ka propozuar dhe drejtoria juridike në Bashki po bën gati draft vendimin për bonusin e bebeve.

Aktualisht, që nga janari 2019, qeveria shpërblen nënat e reja me 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. Veliaj ka menduar që t’i shtojë kësaj një bonus të dytë për ato nëna që do të lindin fëmijë djem në Tiranë dhe premtojnë se do t’u vënë emrin Veting. Masa e shpërblimit mbi bonusin e qeverisë është 10 mijë lekë.

Na duhet një Tiranë që ta përcjellë në frymëmarrje orientimin e saj properëndimor

shkruhet në relacion.

Në diskutimet paraprake, Veliaj ka thirrur edhe administratorët e rinj që e kanë miratur idenë duke argumentuar se emri i ri nuk është aspak problematik, pasi në nomenklaturën e emrave të përdorur nga shqiptarët njihet forma Veti, si shkurtim i Servet apo Myrvet. Vendimi aplikohet nga data 1 janar 2020.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.