Zgjedhjet e 30 qershorit si ato në Veriun e Kosovës: Kandidon vetëm një parti, Lista Serbe dhe merr 96% të votave

Postuar në 12 Qershor, 2019 23:13

 Veton Suroi ka shkruar sot një opinion për krizën politike në Shqipëri. Është një gjë e mirë që opinionistë nga Kosova shprehen për zhvillimet në Shqipëri, sikundër e anasjellta. Përvoja e këtyre viteve ka dëshmuar se shkëmbimet e opinioneve ushtrojnë një presion pozitiv sepse qasja nga jashtë ka të mirën se ruan një distancë emocionale.

Surroi e krahason procesin zgjedhor të 30 qershorit në Shqipëri me atë që ndodh në Veriun e Kosovës, gjë që duhet të jetë thjesht e papranueshme.

…edhe po të mos ishte shfuqizimi i dekretit nga Presidenti Meta, zgjedhjet që pretendohen të mbahen më 30 qershor nuk do ta kishin legjitimitetin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Shqipëria nuk mund të shndërrohet në katër komuna veriore të Kosovës, ku zgjedhjet përmbushin kriteret bazike organizative, por në to kandidon vetëm një parti, Lista Serbe dhe merr 96 për qind të votave

shkruan ndër të tjera opinionisti dhe publicisti kosovar.

Është një krahasim që e bën më të qartë atë sesi do të jetë apo do të duket Shqipëria e pas 30 qershorit me kandidatë vetëm socialistë. Është po ashtu një krahasim që krijon kontrastin e duhur me apelin e shurdhër të faktorit ndërkombëtar që pranon çdo lloj zgjedhjesh, për hir të një date. Duke shpërfillur standardet dhe çdo gjë tjetër. Tanimë, me vendimin e Hollandës për t’i thënë jo Shqipërisë, kësaj këmbënguljeje i ra edhe baza mbështetëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.