Përfshirja e Edi Ramës në negociatat me Serbinë, jashtëzakonisht e dëmshme për Kosovën

Postuar në 11 Shkurt, 2019 21:05

Një ndër analistët e njohur kosovarë, Nexhmendin Spahi ka deklaruar për Info Magazine se përfshirja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në diskutimin për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë është e dëmshme. 

Disa parashenja të këtij produkti final janë të këqija. Involvimi i Shqipërisë dhe i Edi Ramës është jashtëzakonisht i dëmshëm për Kosovën. Nëse ne tentojmë të jemi shtet i pavarur atëherë shteti ynë vëlla s’ka përse të përzihet. Duhet të jetë ndihmë, por jo të kyçet në një muhabet direkt. Nëse mund të ndodhte një marrëveshje shqiptaro-serbe, nuk do të ishte në interesin e Shqipërisë. Në Shqipëri janë të kënaqur që Kosova të jetë vend i pavarur, e çfarë do që shkonte përtej kësaj do ta dëmtonte raportin

është shprehur ai.

Qëndrimi i Spahiut nuk është i vetmi në mjedisin politik e mediatik të Kosovës. Qëkurse z. Rama tentoi pak ditë më parë të përballonte i vetëm debatin për emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm duke polemizuar me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, doli në sipërfaqe një antipati apo reagim ndaj z. Rama.

Nga kjo pikëpamje, ciladoqoftë ndihma që z. Rama i ofron presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është e qartë tashmë se kryeministri i Shqipërisë është bërë kosto për Kosovën në procesin negociator.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.