Maduro: SHBA urdhëroi eleminimin tim

Postuar në 30 Janar, 2019 13:15

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump se ka urdhëruar qeverinë dhe mafian kolumbiane për të vrarë duke shpërthyer me  të tjera akuza ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë për orkestrimin e një grushti shteti që synonte ardhjen e Huan Guaidos në krye të Venezuelës.

teksa autoritetet botërore njohin Huan Guaidon si president të  përkohshëm të vendit BE apelon për zgjedhje Maduro tha se është gati që me pjesëmarrjen e ndërmjetësve ndërkombëtarë të ulet në tryezë me opozitën. "Unë jam i gatshëm për t'u ulur në tryezën e bisedimeve me opozitën për të diskutuar  mbi paqen dhe prosperitetin e Venezuelës"-tha ai për agjencinë ruse të lajmeve, Sputnik.

Maduro i quajti shantazh thirrjet e vazhdueshme për zgjedhjet të parakohshme duke theksuar se ata që kërkojnë zgjedhje duhet të presin deri në vitin 2025, kur ato janë planifikuar të mbahen. I pyetur nëse qeveria e Caracas do të përballet me probleme në shlyerjen e kredive duke pasur parasysh efektin e trazirave,  Madouro siguroi se Venezuela përmbush angazhimet e saj financiare.

Në të njëjtën kohë, ai quajti të paligjshme sanksionet e vendosura nga qeveria amerikane kompanive venezueleiane të naftës, duke thënë se ka marrë mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin. "Putini na mbështet në të gjitha nivelet," tha ai. Paralelisht me këto zhvillime është vënë nën hetim Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Huan Guaido. Atij i janë ngrirë të gjitha asetet dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.