Përgjigje me pamje nga lart!

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 12:37

Për momentin peshorja e imazhit është në anën e kryeministrit sa i takon masës që vazhdon të ketë përballë nga ajo që nisi si protestë e studentëve, por që ditët e fundit duket se ka rënë në duart e PD-së.

Studentët bënë maksimumin të martën, por nuk ia dolën të ngrihen në lartësinë e momentit për t’iu imponuar qeverisë përtej kërkesës për tarifa. Edhe reduktimi i gjithë kësaj lëvizje në një grumbull të vogël para kryeministrisë duket se konfirmon rrethimin dhe vrasjen që PD i bëri kësaj proteste. Në këtë kontekst merr legjitimitet edhe trajtimi që kryeministri po i bën protestës, duke vënë në punë edhe dronët e kryeministrisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.