Recepsionisti i Unazës, saga e tenderit 18.8 mln euro

Postuar në 09 Dhjetor, 2018 21:35

Avdjol Dobi, por edhe noterja që ka vërtetuar si origjinale dokumentacionin e sjellë nga kompania DH Albania, e cila rezulton fituese e tenderit prej 18.8 milion eurosh të lotit të parë të segmetit të Unazës së Madhe nga pjesa e “Pallatit me Shigjeta” deri te “Rrethrrotullimi i Sheshit Shqiponja” janë dy personat që prokuroria është e detyruar të thërrasë për llogari të hetimeve që ka nisur.

Kompania me përfaqësues 26-vjeçarin Dobi, ku mediat kanë zbuluar se eksperienca e punës së tij ka qënë si recepsionist pranë një spitali privat, dyshohet se është krijuar në qershor të këtij viti, në shtetin offshore të Delaware, parajsë fiskale që nuk bën publikë emrat e pronarëve të vërtetë, vetëm disa muaj përpara shpalljes së tenderit për unazën.

Pas regjistrimit në muajin korrik  të kompanisë me adresë në “Tirane Ndertesa Nr.12, ABA Business Center, Kati 14- te, Zyra nr 1402”, 26 – vjeçari është zgjuar pas 4 muajsh si një miliarder. Ai ka arritur që të fitojë me shoqërinë e tij të ndërtuar me kapital prej vetëm 1 mijë lekësh, një super tender me vlerë 2 miliard e 246 milion lekësh, duke qëlluar në shenjë me të njëjtën ofertë që është edhe fondi limit i tenderit. 

Një tjetër mister për tu zbuluar nga autoritetet hetimore, sipas Tv Klan është edhe emir i Neesha Lynn Kumar, i cili është dhuruesi i përfaqësimit ligjor të kompanisë për 26 vjeçarin Dobi. Nga një kërkim i thjeshtë,  Kumar nuk rezulton si pronar i asnjë kompanie të madhe ndërkomëbtare. Ai rezulton të jetë shtetas i Ishujve Seyschelle dhe emri i tij del në dhjetra kompani offshore, të gjitha pa asnjë aktivtet të mirëfilltë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.