Venecia zhvlerëson nismën e PD për vetting-un në politikë

Postuar në 05 Dhjetor, 2018 20:50

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Kuvendit mbi draftin e opozitës për Vettingun në Politikë.

Në opinionin 20 faqesh thuhet se drafti ka mangësi për mënyren si do të kryhet ky proces dhe se nuk është e qartë nëse Shqiperisë i duhet edhe një tjetër ndërhyrje në Kushtetutë, përderisa ekzistojnë ligjet e Reformës në Drejtësi.

Gjithesesi Komisioni i Venecias ka vërejtur se në opinionin paraprak se në Shqipëri vijon të jetë shqetwsuese çështja e kontakteve të politikanëve me elementë kriminalë.

Mangesitë e raportuara nga Komisioni i Venecias

1-            Duhet të ketë një detajim të qartë të subjekteve që do t’i nënshtrohen vettingut në politikë, duke qenë se koncepti “institucione të krijuara me ligj”, është i paqartë.

2-            Ka paqartësi se çfarë do të konsiderohet “kontakt me krimin e organizuar” që passjell humbjen e mandatit apo kufizimin e të drejtës për të votuar.

3-            Duhet të përcaktohet qartë se kush do të konsiderohet si “person i përfshirë në krimin e organizuar”, duke qenë se Kodi Penal shqiptar, nuk jep një përkufizim lidhur me këtë.

4-            Kontaktet me personat e përfshirë në krimin e organizuar janë të llojeve të ndryshme dhe jo gjithmonë janë të paligjshme.

5-            Duhet të qartësohet rastet se kur aplikohet përmbysja e barrës së provës, si do të aplikohet ajo dhe si personi duhet të provojë që ska kontakte me krimin e organizuar.

6-            Duhet të përcaktohet qartë periudha kohore që do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit, duke zgjedhur një kohëzgjatje të arsyeshme për shtrirjen e kësaj periudhe verifikimi.

7-            Mungon mekanizimi i zbatimit (organi), që do ishte një garanci kushtetuese për të siguruar pavarësinë dhe paanshmërinë gjatë procesit të vettingut të politikanëve.

Në opinion thuhet se  “duke marrë parasysh dispozitat ekzistuese të neneve 6/1, 45 (3) dhe 179 / atë Kushtetutës së Shqipërisë dhe të legjislacionit përkatës zbatues (në veçanti, Ligjit për Dekriminalizimin), si dhe mekanizmat e tjerë demokratikë në dispozicion, ligjet e shtuara, vlera e amendamenteve të propozuara kushtetuese mund të vihet në pikëpyetje”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.