Tirana të sqarojë nëse ka marrëveshje me Vuçiç për kufijtë e Kosovës

Postuar në 11 Shtator, 2018 03:38

Në një intervistë për Report Tv, akademiku kosovar, Mehmet Kraja flet për projektin e ndarjes së Kosovës, retrospektivën e kësaj ideje duke bërë thirrje që Tirana zyrtare të sqarojë pozicionin e vet. 

Duke marrë parasysh se një pjesë mirë e kosovarëve e shohin Tiranën si mbrojtje nga shtetit. Kështu është krijuar perceptimi, e kërkojnë mbështetjen nga Tirana. Unë them se është e gabuar, se detyrat që kryhen vetë duhen zgjidhur vetë. Por Tirana, duhet të ketë një qëndrim konstruktiv. Kam lexuar një paraqitje të Bushatit, publike, ishte në rregull parimisht. Por më vjen çudi, sesi pas 2 ditësh doli Rama dhe tha diçka tjetër. Pra, Tirana duhet të krijojë një qëndrim të saktë për këtë çështje. S’ka nevojë Tirana të fshihet. Po ka marrëveshje me Vuçiqin le ta thotë hapur. Se është krijuar konfuzion

 

ka thënë ndër të tjera Kraja. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.