1.1 miliardë euro gjobë për Societe Generale. Goditja nga sanksionet e SHBA

Postuar në 11 Shtator, 2018 13:28

Banka e dytë më e madhe franceze, Societe Generale, do të duhet të paguajë 1.1 miliardë euro gjobë si pasojë e sanksioneve të SHBA-së. Radio France International raporton se banka në fjalë është ekspozuar ndaj disa padive gjatë kohëve të fundit dhe po lufton që të mbyllë çështjet e hapura. P.sh në qershor Deprtamenti i Drejtësisë në SHBA njoftoi se banka do të paguante autoritetet amerikane dhe francize shumën e 1.34 miliardë eurove si pasojë e akuzës se kishte korruptuar zyrtarë në Libi dhe kishte manipuluar interesat në këtë vend. Në vitin 2017 Societe Generale ka paguar 1 miliardë euro për çështjen libiane dhe si pasojë e saj, në muajin mars, zëvendës drejtori i saj ekzekutiv, Didier Valet dha dorëheqjen. Sanksionet e fundit mendohet se kanë të bëjnë me raportet me Iranin. 

Gjithësesi banka nuk ka pësuar goditje shumë të madhe nga ky skandal. Në periudhën e fundit ajo ka shtuar fitimet. Nuk është e qartë nëse këto situata lidhen sadopak me faktin se Societe Generale deklaroi në fillim të gushti shitjen e paketës kontrolluese të degës së vet në vendin tonë ndaj hungarezez OTP. Në Shqipëri SG kontrollonte 6% të tregut dhe ishte banka e pestë në vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.