Qeveria greke i mbijeton mocionit

Postuar në 16 Qershor, 2018 22:21

Parlamenti grek hodhi poshtë mocionin e mosbesimit të paraqitur nga opozita konservatore ndaj qeverisë së kryeministrit Aleksis Cipras. 153 vota votuan kundër, ndërsa 128 ishin pro. Votimi u parapri nga një debat i ashpër mes kryeministrit Aleksis Csipras dhe liderit të opozitës Kyriakos Mitsotakis.  Krerët e opozitës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.

Ndërsa Ministri i jashtëm, Nikos Kotzias deklaroi se vendi është i ndarë në dy kampe: ata që duan një zgjidhje, dhe ata që kanë krijuar të gjitha problemet. Më herët jashtë parlamentit pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të Agimit të Artë. Deputeti i ekstremit të djathtë, i cili një ditë më parë bëri thirrje për grusht shteti është shpallur në kërkim.

Ministri i Jashtëm paraqiti dokumentet të deklasifikuara që tregonin se ish-qeveria e djathtë që tani kundërshton emrin Maqedonia Veriore kishte negociuar për variantin Republika e Maqedonisë. Rrëzimi i mocionionit konsiderohet një tjetër goditje për opozitën e udhëhequr nga Demokracia e Re. Analistët thonë se këto zhvillime përkthehen si një tjetër rënie e besueshmërisë për kreun e opozitës Micotakis.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.