Dokumenti/Holanda i thotë “Jo” hapjes së negociatave

Postuar në 01 Qershor, 2018 17:06

E përmendur si një nga dy vendet skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë, Holanda duket se e ka marrë vendimi për t’i thënë jo rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian. Këtë thotë një dokument i qeverisë holandeze, bërë pubik nga Tv Klan, ku bëhet një vlerësim i paketës së zgjerimit për vitin 2018.

“Holanda  nuk është e bindur që dhënia e rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian për hapjen e negociatavë të anëtarësimit me Shqipërinë është rruga që duhet ndjekur. Shqipëria duhet që të vijojë të punojë mbi pesë prioritet kyçe të reformës, në veçanti me luftën kundërr korruspionit dhe krimit të organizuar. Siç thekson me të drejtë Komisioni, numri i dënimeve mbetet i ulët. Ka shumë paqartësi edhe në procedurat e prokurimit publik. Është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të punojë në arritjen e rezultateve  konkrete, të ndjekë, hetojë dhe dënojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Vetëm kur të jenë  plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni mund të hapen negociatat e pranimit.

Kujtojmë që qeveria shqiptare bëri një përpjekje të fundit për të ndryshuar opinionin e Hollandës pas misionit faktmbledhës së disa deputetëve që vizituan Tiranën. Në Amsterdam raportuan ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, por kjo mesa duket nuk ka mjaftuar për të bindur autoritetet holandeze se qeveria shqiptare i ka përmbushur kriteret. Të paktën rruga nuk vajti dëm pasi i shërbeu Erion Veliajt të bënte shoun e vet nga Amsterdami, duke prezantuar veten si udhëheqës i një lobimi pro hapjes së negociatave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.