reformat

“Polonia nuk ka pse të rrijë në BE me çdo kusht”

Postuar në 06 Gusht, 2021 17:48

Ndarja mes Polonisë dhe Bashkimit Europian sa vjen e thellohet. “Nuk kemi pse të mbetemi anëtarë të Unionit me çdo kusht”, tha ministri i Drejtësisë në një intervistë të botuar të premten në të përditshmen “Rzeczpospolita”.

Cilat reforma e bënë jopopullor z. Kryeministër?

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 21:19

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një intervistë të dhënë për revistën “Forbes”. Është një ndër ato prezantime mediatike që i shërbejnë të intervistuarit, më shumë sesa hedhin dritë mbi problematika të ndryshme. Kush lexon intervistën krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një auto-profilizim në formën e një interviste që i shërben dhe kërkon audiencë “të ngritur”. 

Pajtimi i brendshëm - i domosdoshëm në rrugën evropiane për Shqipërinë

Postuar në 12 Shkurt, 2020 16:04

 

Javën e shkuar isha në Tiranë me ftesë të Zyrës së presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, së bashku me kolegë nga portali “Politico”, gazeta gjermane “Die Welt” dhe ajo italiane “La Republika”. 

Ndalohet me ligj fjetja në vende publike

Postuar në 16 Tetor, 2018 13:30

Viktor Orban është i  njohur për politikat kundër refugjatëve, emigrantëve, romëve dhe në përgjithësi shtresave vulnerabël. Politikat e qeverisë së ekstremit të djathtë shpesh kanë provokuar reagime ndërkombëtare - edhe mes anëtarëve të familjes evropiane - por e vërteta është se asgjë nuk është bërë deri tani për ta frenuar.

Sicc shkruan BBC së fundmi qeveria e tij miratoi ligjin që ndalon njerëzit të flenë në rrugë apo parqe publike. Natyrisht, ky ndalim nënkupton një ndalim thelbësor të njerëzve të pastrehë që të jetojnë në rrugë.

Dokumenti/Holanda i thotë “Jo” hapjes së negociatave

Postuar në 01 Qershor, 2018 17:06

E përmendur si një nga dy vendet skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë, Holanda duket se e ka marrë vendimi për t’i thënë jo rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian. Këtë thotë një dokument i qeverisë holandeze, bërë pubik nga Tv Klan, ku bëhet një vlerësim i paketës së zgjerimit për vitin 2018.

Zgjedhjet në Itali/Boshatisja e qendrës politike si krizë e vetë demokracisë

Postuar në 14 Mars, 2018 13:02

Një nga aspektet më të rëndësishme të zgjedhjeve të fundit parlamentare italiane ëstë humbja e qendrës politike. Në një opinion të vetin në gazetnë “Corriere della Sera”, Angelo Panebianco shkruan se rezultati i tanishëm i faturohet pikë së pari edhe gabimeve të kreut të qendrës së majtë Matteo Renzi, i cili duke mosrespektuar Paktin e Nazarenos me Berlusconin për kryerjen e disa reformave, provokoi kalimin e tij drejt armiqve të dikurshëm.

Vazhdimësi apo ndryshim në Kinë

Postuar në 25 Tetor, 2017 08:23

Zhvillimet në Kinë paraqesin interes të veçantë, për shkak të peshës dhe rolit që ka në zhvillimet botërore. Nisur nga specifika e modelit politik e ekonomik që Kina ka, zhvillimi i kongresit të 19 të PKK, është ndjekur me interes të veçantë, për të kuptuar më shumë rreth zhvillimeve të ardhshme, por sidomos për të kuptuar më shumë rreth pyetjes, nëse do të ketë një vazhdimësi në ecurinë e Kinës apo do të përjetohet një ndryshim konkret, por dhe për të kuptuar më shumë edhe për pushtetin konkret të Xi Ping dhe vizionin e tij për të ardhmen e Kinës.

Princi saudit Salman: Do ta kthej Arabinë Saudite drejt Islamit të moderuar

Postuar në 25 Tetor, 2017 00:14

Princi trashëgimtar saudit, Mohammed bin Salman, ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën britanike “The Guardian” se ai ka ndërmend ta kthejë vendin drejt Islamit të moderuar. 
Sipas tij, 30 vitet e fundit të mbretërisë nuk kanë qenë normale dhe sjellja e adoptuar, me dogmën dhe ashpërsinë e dënimeve kanë qenë një kundërpërgjigje ndaj revolucionit iranian, me të cilin drejtuesit sauditë nuk ditën të përgjigjeshin si duhej. 

Hahn pa dorashka: S’ka datë për negociata dhe as justifikime për reformat

Postuar në 26 Gusht, 2017 16:12

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ishte i drejtëpërdrejtë dhe i qartë në mesazhin dërguar qeverisë shqiptare dhe në veçanti kryeministrit Rama. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Durrës në kuadër të takimit informal me kryeministrat e rajonit, Hahn nuk dha një datë për hapjen e negociatave dhe po ashtu ishte i prerë për të mos dëgjuar më asnjë justifikim për vonesën në reforma.

PD-ja nis avazin/Qeveri pa Edi Ramën: Teknike, ose me një intelektual në krye

Postuar në 21 Gusht, 2017 08:40

Partia Demokratike humbi thellë në zgjedhje. Për këtë arsye ajo organizoi edhe farsën elektorale brenda duke rizgjedhur Lulzim Bashën si kryetar. Pra humbje zgjedhjesh, proces zgjedhor në parti. Këtu duhet të mbyllej diskutimi. Por PD-ja mendon ndryshe. Ajo i cilëson zgjedhjet të vjedhura dhe tani kërkon kompromis me socialistët.

Në një opinion të publikuar në gazetën “Panorama”, deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, shtron për diskutim opsionet e marrëveshjes. Ndonëse pranon se marrëveshja e 18 majit nuk u respektua nga Rama, ai bën thirrje për një qeveri pa Ramën kryeministër.

Pages

Subscribe to RSS - reformat