Piktura e parë ku dëshmohet kanceri i gjirit vjen nga Rilindja

Postuar në 03 Mars, 2018 19:45

Tanimë pranohet gjerësisht se kanceri është një sëmundje që ka shoqëruar njeriun qysh prej kohëve antike. Skeletet e gjetura dhe analizat e kryera mbi to kanë evidentuar këtë defiçencë të trupit tonë si sistem që gjeneron sëmundjen e cila ende sot konsiderohet relativisht e shërueshme.

Për të provuar këtë fakt shërben edhe arti figurativ analizuar së fundmi nga një ekip onkologësh të universitetit të Warwick.

Piktura më e vjetër që paraqet një persona me kancer në gjoks, është ajo e Michele di Rodolfo del Ghirlandaio “Nata”, përfaqësues fiorentin i manierizmit Italian të shekullit të 16-të. Aty paraqitet një femër, gjoksi i majtë i së cilës është më i vogël sesa i djathti me thithkën e tërhequr. Sipas autorëve ky shformim dëshmon se subjekti i pikturës vuante nga sëmundja në fjalë.

Një tjetër dëshmi është ajo në pikturën e kohës së Rilindjes, “Alegoria e Durimit” nga Florentine Maso da San Friano, edhe ky i shekullit të 16-të. Aty subjekti paraqitet me një masë indore më të vogël rreth thithkës që sipas autorëve flet po ashtu për fazë nekrotizuese të kancerit të gjirit apo limfoedemë.

Edhe fakti që të dyja pikturat janë të shekullit të 16-të flet për një lidhje mes artit figurative, pikturës dhe inovacioneve në praktikën mjekësore të kohës, përfshirë edhe kirurgjinë tumoriale. Sillet në vëmendje fakti se kirurgu francez. Barthelemy Cabrol ishte i pari që praktikoi heqjen e gjoksit. Gjithësesi paraqitja e problemeve të tilla shëndetësore është e qëllimshme dhe tregon se porblemi ishte i zakonshëm në atë kohë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.