piktura

Gruaja është muza ime e përjetshme

Postuar në 22 Mars, 2024 18:35

Intervistoi për ResPublica: Eleana Zhako

Ekspozita e parë e piktorëve romë në Europë

Postuar në 16 Gusht, 2023 11:19

Kur Gabi Jimenez, një piktor rom franko-spanjoll, dëgjoi për herë të parë se para shumë vitesh një muze i madh në Francë po përgatiste një ekspozitë për kulturën dhe historinë e romëve, deklaroi që rezultati do të ishte një kaos. Historia e romëve, thoshte Jimenez, është prezantuar këtu e kaq kohë nga të huajt, që në rastin më të mirë i paraqesin si dembelë endecakë dhe në më të keq, si hajdutë të molisur.

Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti

Postuar në 03 Korrik, 2023 15:21

 

Incluso su firma es una obra de arte.” (Edhe firma e tij është vepër arti.) tha Pablo Picasso për Ibrahim Kodrën, piktorin më të rëndësishëm shqiptar të njohur ndërkombëtarisht. Ibrahim Kodra lindi më 22 prill, 1918, në Ishëm, qarkun e Durrësit, ku sot është edhe vendi i tij i prehjes. Artisti me famë botërore, krenaria e kombit tonë, na la pas rreth 6 mijë vepra si një trashëgimi e jashtëzakonshme jo vetëm për artin shqiptar por edhe artin botëror, pasi figura e tij emblematike konsiderohet ndër më të rëndësishmit në artin e shekullit të 20-të.

Nuk kam njohur ndonjë politikan që të jetë artist i madh

Postuar në 30 Mars, 2023 12:18

 

Është jo gjithmonë e lehtë të intervistosh njerëz me të cilët ke bashkëpunuar dhe që të lidh një njohje e gjatë, mbasi elementi i befasisë është pakëz më i zbehtë. Bashkëpunimi ynë i parë, dhe shpresoj jo i fundit, i ka fillesat në ekspozitën e fotografit francez Michel Setboun, që u zhvillua në Dropull në gusht të 2016, ku piktori Toni Milaqi ishte kuratori i parë i fotografisë së Setboun në Shqipëri. Me Tonin, i cili jeton në Athinë mbi 30 vite, biseda ruan gjithmonë shkëndijën e debatit luftarak dhe temperamentin e ndezur artistik. 

"Dukesha e Shëmtuar" e Quinten Massys mund të mos ketë subjekt një femër

Postuar në 24 Mars, 2023 16:18

Një grua në moshë”, piktura e artistit flamand Quinten Massys, është në qendër të vëmendjes së studiuesve të artit më shumë se pesë shekuj pasi u pikturua. E ekspozuar në Galerinë Kombëtare në Londër, piktura e vitit 1513 paraqet një grua të moshuar. Në katalogun e ekspozitës, vera e shekullit të 16-të përshkruhet si sfiduese e standardeve tradicionale të bukurisë. Personazhi është një grua me sytë të futur në gropë, hundë të mprehtë e të madhe, lëkurë të ashpër, një nishan me qime, ballë të fryrë dhe mjekër të theksuar katrore.

Një pikturë e epokës së artë holandeze gjendet në Australi

Postuar në 17 Prill, 2022 13:12

Një pikturë holandeze 400-vjeçare me vlerë deri në 5 milionë dollarë është gjetur në një pronë në Uellsin e Ri, Australi. “Natyrë e qetë” i përket shekullit XVII dhe paraqet një tavolinë luksoze tipike të epokës së artë holandeze dhe mendohet të ketë qenë vepër e Gerrit Willemz Heda.

Megjithatë, disa ekspertë besojnë se mund të jetë një bashkëpunim me babain e tij, mjeshtrin holandez Willem Claesz Heda, veprat e të cilit vlerësohen  sot në miliona dollarë.

Inteligjenca artificiale "dekodifikon" Pikason (FOTO)

Postuar në 13 Mars, 2022 16:35

Një pikturë e qe që mban firmën e Pablo Picasso-s doli në dritë falë përdorimit të inteligjencës artificiale. Oxia Palus, një kompani që punon për gjetjen e artit të humbur, zbuloi pjesën e titulluar "Nudo e vetmuar". Portreti u pikturua nga Picasso kur ai krijoi "Vakti i të verbërit" në 1903 - një praktikë e zakonshme në atë kohë për të kursyer paratë e kanavacës.

Restaurimi i një pikture të Vermeer nxjerr në dritë një tjetër brenda saj

Postuar në 30 Gusht, 2021 17:16

Restaurimi i një pikture të Johannes Vermeer nxori në pah një element të panjohur më parë. Piktura "Vajza që lexon një letër para dritares së hapur" (1657) i është nënshtruar ekzaminimit me rreze infra të kuqe, të cilat zbuluan se në pikturë kishte edhe një pikturë tjetër.

Në murin e dhomës është varur piktura e një Kupidi, një element që studiuesit e artit thonë se është vënë aty për treguar se vajza po lexon një letër dashurie.

Zbulohet rastësisht në Romë një pikturë e Rembrandt-it

Postuar në 22 Qershor, 2021 21:00

Një kryevepër e Rembrandt që mendohej e humbur është gjetur pas disa shekujsh në Romë. Zbulimi u bë krejt rastësisht nga restauruesja Antonella di Francesco, e cila e kuptoi vlerën e pikturës ndërsa po e restauronte.

Piktura e çmuar është një pikturë vaji në letër e aplikuar në kanavacë, që i përket viteve 1632-1633. Me temën “Adhurimi i magjistarëve”, piktura ka mbijetuar deri më sot, vetëm përmes kopjeve, ndër të cilat më të njohurat ruhen në Shën Petersburg dhe Goteborg.

Franca kthen pikturën e Klimt që u shit gjatë pushtimit nazist të Austrisë

Postuar në 16 Mars, 2021 14:06

Franca do t’u kthejë një pikturë të artistit austriak Gustav Klimt trashëgimtarëve të familjes hebreje që u detyrua t’u shiste atë nazistëve.

Ministrja franceze e kulturës, Roselyne Bachelot, tha se kthimi i pikturës te pronarët e ligjshëm është njohje e krimeve që rënduan mbi ta.

Shteti francez e bleu veprën në vitin 1980 pa e ditur historinë e saj.

Pages

Subscribe to RSS - piktura