Kotzias: Problemet me Shqipërinë, kapitull i mbyllur

Postuar në 16 Shkurt, 2018 10:57

Greqia i konsideron te mbyllura ceshtjet qe kane qene prej shume kohesh te hapura me Shqiperine. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ne nje interviste te dhene mbreme per televizionin “Alpha” ka theksuar prere se Greqia i ka mbyllur gjithë çështjet hapura me Shqipërinë, dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të kurorëzohet marrëveshja përfundimtare. Ai ka pranuar se paketa e ceshtjeve qe ishin te hapura prej 70 vitesh tashme kurorezohet ne nje marreveshje.
“Kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë. Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh”- ka thene ai, duke shtuar me tej se “kjo është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura”.
Sipas Kotzias, qendrat e dy vendeve me te cilat kishin probleme te hapura kane treguar maturi dhe mencuri ne raport me fqinjet.
“Me palën shqiptare bisedimet tona dhe negociatat mbajtën dy vjet e gjysëm. Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty”, tha ministri grek, por pa dhene detaje rreth paketes konkrete dhe marreveshjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.