Adriatik Llalla tërhiqet nga sistemi i drejtësisë

Postuar në 11 Shkurt, 2018 01:05

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është tërhequr nga e drejta e tij për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë si gjykatës në Gjykatën e Apelit.

Lajmi raportohet nga “ReportTv” që i ka marrë Llallës edhe një prononcim lidhur me kërkesën e bërë.

Kam depozituar një kërkesë për të mos qenë gjyqtar i Apelit", ka thënë Llalla.

Në media po qarkulllon një interpretim sipas të cilit dorëheqja e Llallës lidhet me kontrollin nga vetting, që është i detyrueshëm për gjyqtarët.  Ai është zyrtari i dytë i lartë që jep dorëheqje pas anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Një largim që duket se ka brenda dyshimin e madh se bëhet për t’i ikur vettingut dhe me gjasë për të ruajtur atë që nuk verifikohet por duket: pasurinë e vënë në detyrë. Mbetet një dyshim dhe jo provë dhe ai përforcohet edhe më shumë po të krahasojmë rastin e Llallës me atë të paraardhëses së tij, Ina Rama, e cila pas largimit nga organi i hetimit, iu desh shumë kohë që të rikthehej në sistemin e drejtësisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.