Armand Duka fiton garën për kreun e FSHF-së

Postuar në 07 Shkurt, 2018 15:45

Armand Duka është zgjedhur sërish në krye të FSHF-së. Pas mbylljes së procesit të votimit nga 65 anëtarët, nisi numërimi i votave. Komisioni konstatoi se Armand Duka mori  39 vota, Bashkim Fino 22 vota, ndërsa Shpëtim Hala nuk mori asnjë votë. Komisioni konstatoi gjithashtu 4 vota të pavlefshme, çka e bëri të detyrueshëm raundin e dytë, pasi asnjë prej kandidatëve nuk siguroi dot 2/3 e votave.

Në raundin e dytë ishin përballë njëri-tjetrit vetëm Duka dhe Fino, pas eliminimit në raundin e parë të Shpëtim Halës. Pavarësisht se në raundin e dytë mori 2 vota më pak, Duka siguroi votat e mjaftueshme (50%+1) për të marrë mandatin e pestë si president i FSHF. 

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme nisi në orën 09:00, ndërsa procesi i zgjedhjes së presidentit të ri u monitorua nga përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s. ndërkohë, forca të shumta policie rrethuan hotelin ku do të mbahej mbledhja, si një masë për të garantuar qetësinë dhe sigurinë gjatë procesit.  

Fushata që i parapriu procesit të zgjedhjeve u karakterizua nga denoncimi i disa manipulimeve të kryera nga ana e FSHF-së. Skandali më i rëndë është përpjekja për regjistrimin në gjykatë të shoqatave rajonale të futbollit, katër prej të cilave kanë të drejtë vote në Asamble.  

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.