Kurdët e Sirisë përplasin Trump me Erdogan

Postuar në 25 Janar, 2018 12:04

Të shmanget çdo veprim që mund të shkaktojë konflikt midis forcave ushtarake turke dhe amerikane në Siri kërkoi Donald Trump ndaj homologut të tij turk.

Kjo është hera e parë që presidenti amerikan bën thirrje haptazi kundër operacioneve ushtarake në Siri, duke i bërë thirrje presidenti turk Erdogan, të tërhiqet nga operacionet kundër kurdëve. 
Presidenti turk nga ana e tij i kërkoi homologut amerikan të ndalonte mbështetjen e SHBA ndaj kurdëve.

Të dy udhëheqësit patën një bisedë telefonike pas sulmit të forcave turke në Afrin të Sirisë, rajon i kontrolluar nga forcat dhe popullsia kurde.
Donald Trump, madje në mënyrë implicite, Erdogan paralajmëroi një përplasje të mundshme të trupave turke  me forcat amerikane, duke bërë thirrje "Për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë konflikt mes forcave ushtarake turke dhe SHBA "

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.